BE-ja shqyrton mundësinë e trajnimit të forcave ukrainase
Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 22 August 2022
Bashkimi Evropian do të diskutojë për nisjen e një programi të madh trajnues për forcat ukrainase në shtetet fqinje, tha shefi i diplomacisë së bllokut, Josep Borrell.
Duke folur në një konferencë për media më 22 gusht në Santander të Spanjës, Borrell tha se për këtë temë do të diskutohet javën e ardhshme gjatë takimit në Pragë të ministrave të Mbrojtjes së BE-së.
“Natyrisht se do të ishte një mision i madh”, tha ai dhe shtoi se “çdo mision duhet të jetë i përgatitur” për të trajnuar forcat ukrainase për luftë.
Informacionet e inteligjencës dhe pajisjet ushtarake të ofruara nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa Perëndimore kanë ndihmuar forcat ukrainase që të ngadalësojnë – por jo të ndalin – përparimin e forcave ruse në lindje të Ukrainës dhe përgjatë brigjeve të Detit të Zi.
“Duket e arsyeshme, duke pasur parasysh se lufta po zgjat, që duhet një përpjekje tjetër përveç ndihmës me materiale”, tha Borrell.
“Për këtë po diskutohet midis shteteve anëtare dhe do të bisedohet për këtë temë edhe në nivelin politik javën e ardhshme”, tha ai, pa dhënë detaje të tjera.
Qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, SHBA-ja dhe shtetet e tjera, përfshirë edhe ato evropiane, i kanë ofruar ndihmë ushtarake forcave ukrainase./REL
Të tjera
-
Hetuesi policor thotë se të akuzuarit tentuan të iknin pas grabitjeve
Prishtinë – Në gjykimin ndaj Arton Sekiraqës, Flamur Mulit, Xhevdet Salihut d...
-
“Shkrijnë akujt” mes Obamës dhe Trump, dyshja të buzëqeshur në funeralin e Jimmy Carter
Ndryshe nga çfarë ndodhi në fushatën presidenciale, Donald Trump dhe Barack O...
-
Djẹgia e kontejnerëve në kryeqytet, “Pastrimi” bën thirrje për kujdes në trajtimin e mbeturinave
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” në kryeqytet u ka bërë thirrje q...
-
Funerali i Jimmy Carter: Pesë presidentë amerikanë shfaqen në ceremoni
Pesë presidentët e gjallë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë bërë një...
-
Vodhën nga terminali doganor, arrestohen tre burra në Han të Elezit
Tre burra të moshave 27, 38 dhe 42 vjeç janë arrestuar në Han të Elezit, nën ...
-
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Kosova është më e fortë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur se me Bedri Hamzën kryeminis...
-
Shtatë persona të lënduar në aksidentin mes katër veturave në Istog
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e aksidentit mes katër veturave në rrug...
-
Bedri Hamza promovon potencialet e energjisë së rinovueshme, premton agjenci one-stop-shop për dhëniet e lejeve për investitorët
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar kompaninë “Muqa...
-
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do merren në pyetje nga mbrojtja
Në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK...
-
PZAP hedh poshtë ankesën e VV-së për certifikimin e Listës Serbe
Paneli Zgjedhori për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) ka hedhur poshtë ankesën e ...
-
77-shi i PDK-së Shahin Dervishaj viziton një biznes në Vushtrri, pritet ngrohtë nga punëtorët dhe pronari
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...
-
Mbrojtja pa shkresa të lëndës, dështon të nisë gjykimi ndaj pesë të akuzuarve për krimẹ lụfte
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të enjte ka dështuar të nisë gjykimi...