BE-ja shpreson në zhbllokimin e CEFTA-s, pasi Kosova hoqi kufizimin ndaj mallrave serbe
Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 08 October 2024
Bashkimi Evropian (BE) e ka cilësuar të martën si “hap të duhur” drejt zhbllokimit të vendimmarrjes në CEFTA vendimin e Kosovës për heqjen e kufizimit ndaj importit të mallrave nga Serbia një ditë më parë.
Qeveria e kryeministrit Albin Kurti vendosi të hënën ta heqë kufizimin ndaj mallrave nga Serbia në pikën kufitare në Merdare, ndërsa të martën ky pikëkalim u hap për mallrat serbe.
BE-ja e ka parë si “lajm të mirë“ vendimin e Qeverisë së Kosovës me shpresë se, në këtë mënyrë, është hapur rruga për sukses të samitit të Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet javën e ardhshme në Gjermani.
Burime diplomatike në BE thanë për Radion Evropa e Lirë Gjermania ka punuar për ta zgjidhur çështjen e asaj bllokade, ndërsa të hënën, Gjermania i ka njoftuare dhe vendet e tjera për ecurinë e bisedimeve me Kosovën dhe me Serbinë.
Ato thanë se akoma nuk i dinë të gjitha hollësitë nga bisedimet rreth CEFTA-s sepse, përveç heqjes së kufizimit ndaj mallrave nga Serbia nga ana e Kosovës, duhet gjetur edhe modalitetin për pjesëmarrjen e Kosovës dhe një zgjidhje me të cilat do të pajtoheshin të gjitha palët.
Kosova është anëtare e CEFTA-s prej vitit 2007, por është e përfaqësuar përmes misionit të OKB-së në vend – UNMIK.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën pa vendimit se pret që në takimin e radhës, Kosova do të përfaqësohet me emrin e vet.
Ndërkohë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka rikujtuar rëndësinë që CEFTA-s ka për tregun rajonal dhe ka përsëritur mbështetjen e fuqishme të bllokut për këtë.
“BE-ja mbështet tregtinë e lirë të mallrave në gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s. Kjo është kyçe për funksionimin e tregut të përbashkët rajonal dhe pjesë përbërëse e planit për rritje në rajon, dhe të dyja këto sjellin përfitime të dukshme për qytetarët në të gjithë rajonit“, tha Stano./rel/
Të tjera
-
Policia shqiptoi 1 mijë e 556 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Arrestohet një 51 vjeçar në Han të Elezit, ishte në kërkim për përdorim të armës
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 04:00 në pikën kufitare Hani ...
-
EULEX-i prezanton të gjeturat nga monitorimi i drejtësisë
EULEX-i prezanton sot Raportin e tij të katërt publik të monitorimit të drejt...
-
Projektbuxheti për vitin 2025: Opozita ka një “mal” vërejtjesh, thotë se s’ka projeksion zhvillimor
Me 11 nëntor 2024 do të hidhet në votim\ buxheti për vitin 2025. Sipas parash...
-
Fitore Pacolli i thotë diasporës se “Kurti ju do më së shumti”
Kurti i do më së shumti”, ka thënë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore ...
-
Rritje e vrullshme/ Bitcoin arrin mbi 80 mijë dollarë
Bitcoin, i cili ka vazhduar të rritet që nga zgjedhja e Donald Trump në krye ...
-
Fituesit dhe humbësit ekonomik pas triumfit historik të Donald Trump
Ndërsa Donald Trump rikthehet si presidenti i 47-të i SHBA-së, disa tregje re...
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Fokusi në dakordimet e takimit fundit
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka t...
-
Kuvendi sot diskuton për projektbuxhetin për vitin e ardhshëm
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të diskutojnë për të vetëm pikë të ren...
-
Parashikimi i motit për sot dhe katër ditët e ardhshme në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti sot dhe në katër d...
-
Trump ka folur me Putin në telefon, Washington Post zbulon diçka nga përmbajtja
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump foli në telefon me presidentin ...
-
Trump dhe Vuçiq zhvillojnë bisedë telefonike
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të dielën vonë se ka biseduar në ...