BE-ja publikoi deklaratën që “vulos” marrëveshjen Kosovë-Serbi
Autori: Gazeta inFokus 08:58 | 19 March 2023
Bashkimi Evropian ka publikuar deklaratën e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, që e cilësoi si deklaratë në bazë të së cilës aneksi konsiderohet si marrëveshje e arritur.
Sipas deklaratës, “Bashkimi Evropian mirëpret palët që ranë dakord sot për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila parashihet të bëhet pjesë integrale dhe detyruese e rrugëve respektive evropiane të palëve”.
“BE-ja i konsideron palët që ranë dakord sot për aneksin e zbatimit të marrëveshjes, duke përfshirë marrëveshjen për zbatimin e plotë të detyrimeve nga marrëveshjet e kaluara të dialogut, si një arritje të rëndësishme. Paqja, pajtimi dhe zhvillimi ekonomik janë parakushtet kryesore për përparimin e përshpejtuar të rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së”, thuhet në deklaratën e BE-së.
Borrelli ka thënë se e konsideron këtë deklaratë si bazë për zbatimin e marrëveshjes. Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ai ka dashur të nënshkruajë, por ka qenë Serbia që nuk e ka dashur një gjë të tillë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është krenuar që nuk ka nënshkruar.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...
-
Gjysmë orë është pritja për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë
Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardh...
-
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, uruar krishtlindje...
-
Rrëqeth Vlora Dumoshi me lot në sy tregon se çfarë tha babai i saj para se të ndërronte jetë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Vlora Dumoshi, ka rrëfyer si asnjë...
-
Falja e të burgosurve nga Presidentja, SHKK dërgon 94 kërkesa
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se deri më 13 dhjetor janë d...