BE-ja pret përgjigje nga Qeveria e Kosovës për propozimin e ri për targat serbe
Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 16 November 2022
Bashkimi Evropian është në pritje të përgjigjes së Kosovës për një propozim lidhur me çështjen e targave serbe, që gjatë ditës së martë i dërguari i Posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak, ia ka prezantuar kryenegociatorit të Kosovës për dialog, Besnik Bislimi, gjatë takimit të tyre në Bruksel.
Kështu kanë thënë për Radion Evropa e Lirë burimet diplomatike në BE, por pa dhënë detaje për propozimin në fjalë.Burimet kanë konfirmuar se fjala është për propozimin për të zgjidhur urgjentisht çështjen e zbatimit të vendimit për ndërrimin e targave ilegale të Serbisë, në mënyrë që të shmangen tensionet në veri të Kosovës.
Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, tha më 16 nëntor në Prishtinë se “ka elemente që i kemi diskutuar për mundësinë për dalje nga kriza, por nuk ka dakordim”.Ai theksoi se nuk e di se çka do të ndodhë më 21 nëntor, sepse “jemi në bisedime”.
Qeveria e Kosovës nga 1 nëntori ka nisur zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe, në targa RKS, Republika e Kosovës.Faza e dytë do të zbatohet nga 21 nëntori dhe parasheh gjoba deri në 150 euro për të gjithë shoferët e automjeteve me targa ilegale serbe.
Qeveria e Kosovës do që këto automjete të riregjistrohen me targa të Republikës së Kosovës, RKS, por Serbia kundërshton, duke këmbëngur në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.Në rast se pala kosovare jep përgjigje gjatë ditës për këtë propozim, dhe varësisht nga ajo përgjigje, i dërguari i BE-së për dialogun, Lajçak, mund të vizitojë Beogradin për të biseduar edhe me palën nga Serbia.
Burimet e BE-së kanë përsëritur atë që më herët e kishte thënë edhe përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, se duhet gjithsesi të arrihet një zgjidhje para datës 21 nëntor.
Një prej mundësive që përmenden nga burimet diplomatike është që të zgjatet afati kohor për ndërrimin e targave, edhe për dhjetë muaj, por pala kosovare, sipas të njëjtave burime, ka kërkuar nga BE-ja edhe sqarime se si do të jetë qëndrimi i saj pasi të skadonte një afat i tillë.
BE-ja nuk e vënë në dyshim të drejtën e Kosovës për t’i zëvendësuar targat e veturave, por deri më tash ka kërkuar që kjo të bëhet duke respektuar afatet kohore për të cilat BE-ja mendon se kanë afat edhe dhjetë muaj.Gjatë një diskutimi me temën “Raporti i Zgjerimit: Çfarë ka në të për Kosovën?”, të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në Prishtinë, Besnik Bislimi tha se të gjithë hapat që janë duke u ndërmarrë në raport me situatën e krijuar në komunat veriore, janë për të vendosur ligjin, por mundësisht pa krijuar tensione.
Ndryshe, plani i Qeverisë parasheh që të gjitha makinat me targa serbe të konvertohen në targa të Kosovës, deri më 21 prill të vitit 2023.Janë rreth 9.000 makina me targa të tilla që qarkullojnë në veriun e Kosovës – të banuar me shumicë serbe – që nga paslufta, më 1999.
Në shenjë kundërshtimi lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, nga 5 nëntor serbët janë larguar nga institucionet e Kosovës në katër komunat në veri: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.Dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e këtyre komunave.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpall 18 dhjetorin datë të mbajtjes së zgjedhjeve në këto komuna të banuara me shumicë serbe.Por, derisa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme lokale në komunat në veri të Kosovës,Lista Serbe ka thënë se kjo parti dhe qytetarët që e mbështesin atë, nuk do të jenë pjesë e këtij procesi zgjedhor.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos nis zbatimi i fazës së dytë për targa që parasheh gjoba deri në 150 eu.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Hoti e quan Kurtin mashtrues: S’ka çka tregon për qeverisjen e tij e shan të kaluarat
Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Al...
-
E rëndë: Albin Kurti ditën e parë të fushatës shkon në drekë tek nëna Ferdonije, por dëgjoni momentin e dhimbshëm kur Ferdonije Qerkezi para disa muajve ankohet që Kurti nuk e ka ndihmuar aspak
Nëna, Ferdonije Qerkezi, e cila në luftën e Kosovës për liri humbi 4 djemt dh...