Lajme

BE-ja nuk e konfirmon “tërheqjen” e letrës së Bërnabiqit

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 10 September 2024

Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka refuzuar të japë hollësi për “tërheqjen” e letrës së ish-kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, për moszbatim të Marrëveshjes për normalizim raportesh me Kosovën.

Ditë më parë, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u shpreh se “letra është tërhequr”, duke mos dhënë detaje të tjera.

I pyetur të martën në konferencën për media për të dhënë detaje dhe për ta konfirmuar tërheqjen e letrës, Stano ka thënë se nuk mund të shtojë asgjë pos asaj që ka thënë Lajçaku.

-Advertisement-

“Pse, kur, si dhe nëse Serbia ka bërë apo jo diçka, nuk na takon neve, por u takon autoriteteve të Serbisë t’i adresojnë këto pyetje”, ka thënë ai.

Stano megjithatë ka shtuar se Kosova dhe Serbia e kanë obligim ta zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit “pa vonesa”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera