BE-ja nënshkruan marrëveshje për gazin me Egjiptin dhe Izraelin
Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 15 June 2022
Bruksel- Bashkimi Evropian nënshkroi të mërkurën një marrëveshje me Egjiptin dhe Izraelin për të rritur shitjet e gazit natyror të lëngshëm.
Marrëveshja e nënshkruar në Kajro, nënkupton që Izraeli të dërgojë më shumë gaz përmes Egjiptit, i cili ka logjistikën për ta kthyer atë në gjendje të lëngshme dhe për ta eksportuar më pas përmes detit.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se memorandumi i mirëkuptimit për gazin (MoU) i nënshkruar në Kajro me Egjiptin dhe Izraelin është një “marrëveshje historike”.
Ndër të tjera, Von der Leyen theksoi se “po ndërtojmë një infrastrukturë” e cila duhet të jetë e gatshme edhe për “transportin e energjisë së pastër të së nesërmes”, përkatësisht hidrogjenit.
Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian importoi afërsisht 40 për qind të gazit nga Rusia, dhe për shkak të kësaj ka pasur vështirësi në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.
Ministrja izraelite e Energjisë Karin Elharrar tha se marrëveshja ishte rezultat i pushtimit rus të Ukrainës, i cili shkaktoi një krizë energjetike në mbarë Evropën. Ajo tha gjithashtu se kjo thekson rritjen e bashkëpunimit midis Egjiptit dhe Izraelit, dy shtete që kanë patur armiqësi mes tyre
“Kjo është një deklaratë për ata që shohin në rajonin tonë vetëm forca negative si përçarja dhe konflikti,” tha ajo. “Ky Memorandum Mirëkuptimi na tregon se ne po hapim një rrugë të re partneriteti, solidariteti dhe qëndrueshmërie.”
Ministri egjiptian i naftës Tarek el-Molla e përshkroi marrëveshjen si “një moment historik të rëndësishëm” për bashkëpunimin midis Egjiptit, Izraelit dhe BE-së. Ai tha se kjo do të çojë në bashkëpunim të mëtejshëm midis anëtarëve të Forumit të Gazit të Mesdheut Lindor, ku bëjnë pjesë Jordania, Izraeli, Qipro, Greqia, Egjipti, Autoriteti Palestinez, Franca dhe Italia.
Egjipti ishte vendi i parë arab që bëri paqe me Izraelin, në vitin 1979, por marrëveshjet ekonomike kanë qenë të diskutueshme në vendin më të populluar të botës arabe, ku mbështetja popullore për palestinezët është e lartë. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë ngrohur vazhdimisht gjatë viteve të fundit.
Sipas marrëveshjes, gazi izraelit do të sillet nëpërmjet një tubacioni në terminalin LNG të Egjiptit në Mesdhe përpara se të transportohet me cisterna në brigjet evropiane, tha Ministri i Energjisë së Izraelit.
Izraeli ka dy fusha operative gazi në brigjet e tij mesdhetare që përmbajnë rreth 690 miliardë metra kub gaz natyror të kombinuar, dhe një platformë e tretë në det është në ndërtim e sipër. Tashmë Izraeli ka nënshkruar marrëveshje për eksportin e gazit me Egjiptin dhe Jordaninë fqinje. REL
Të tjera
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...