Lajme

BE-ja “në dijeni” që Serbia votoi kundër aplikimit të Kosovës në KiE, nuk përgjigjet se a u shkel marrëveshja

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 28 April 2023

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se institucionet e Brukselit “janë në dijeni” se Serbia ka votuar kundër aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Sidoqoftë, Stanoja nuk ka dashur që t’i përgjigjet pyetjes nëse BE-ja e konsideron këtë veprim si shkelje të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve që Kosova dhe Serbia e arritën më herët gjatë këtij viti, raporton Radio Evropa e Lirë.

“Diskutimet për nënshkrimin [e marrëveshjeve] janë krejtësisht të kota dhe të parëndësishme”, ka thënë Stanoja.

-Advertisement-

“Ekziston një angazhim në nivelin më të lartë politik dhe ai angazhim tani është bërë i detyrueshëm në procesin e anëtarësimit për të dyja palët. Përparimi në dialog dhe zbatimi [i marrëveshjeve] do të reflektohet në rrugëtimin e tyre [të Kosovës dhe Serbisë] evropian”.

Ai e ka konfirmuar edhe njëherë që marrëveshja e Ohrit vlen ende, dhe që zbatimi i të gjitha marrëveshjeve midis këtyre dy shteteve deri më tash duhet të jetë në fokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera