Lajme

BE-ja monitoron rastet e gjykimeve që ndërlidhen me liberalizimin e vizave

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 10 November 2018

Autoritetet e Kosovës i kanë krijuar qasje të drejtpërdrejtë Bashkimit Evropian për monitorimin e trajtimit dhe gjykimit të rasteve të cilat i ka shënjestruar, në kuadër të plotësimit të kriterit për liberalizimin e vizave nga fusha e sundimit të ligjit.

Janë 43 raste të shënjestruara të korrupsionit dhe krimit të organizuar të cilat janë duke u trajtuar në mekanizmat e drejtësisë në Kosovë.

Këto raste janë kërkuar të kryhen nga Bashkimi Evropian në mënyrë që Kosova të ketë lehtësira në procesin e liberalizimit të vizave për lëvizje të lirë në zonën Schengen. Drejtuesit në Këshillin Gjyqësor thonë se këto lëndë po trajtohen me prioritet.

-Advertisement-

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, tha për Radion Evropa e Lirë se sistemi i drejtësisë do të shtojë edhe më shumë përkushtimin në punë për këto lëndë.

“Deri tani kanë qenë 43 raste që janë evidentuar, 38 raste janë në gjykata, pesë në procedurë hetimore kurse 33 lëndë janë më aktakuza të paraqitura në gjykata. Ky është një raport i muajit gusht dhe ende nuk e kemi marrë raportin e fundit për progresin e mëtejmë, por është me rëndësi që këto lëndë kanë prioritet dhe çdo veprim që merret nga gjykata regjistrohet në databazë dhe Brukseli ka mundësi direkt të informohet për fazën dhe zhvillimin e procedurës së këtyre lëndëve”, tha Idrizi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera