BE-ja miraton edhe një plan mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 23 March 2023
Udhëheqësit e BE-së do të miratojnë një marrëveshje që synon t’i dërgojë Ukrainës 1 milion predha artilerie brenda 12 muajve të ardhshëm, për të ndihmuar vendin të mbrohet kundër forcave ruse.
Procedura e shpejtë u miratua gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes në fillim të kësaj jave dhe krerët e mbledhur në një samit në Bruksel të enjten do t’i japin asaj një bekim politik, sipas disa diplomatëve të lartë të BE-së.
Me Ukrainën që po përballet me mungesë municionesh për të luftuar Rusinë, ideja e krijimit të një plani veprimi të përbashkët blerjeje, të ngjashëm me atë të krijuar gjatë pandemisë së koronavirusit për të blerë vaksina, u soll për herë të parë në tryezë muajin e kaluar nga kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha se ai ka fituar miratimin për propozimin e tij për të ofruar 1 miliard euro për të inkurajuar vendet anëtare që të ofrojnë predha artilerie nga rezervat e tyre.
Nga 27 vendet të BE-së, Hungaria është e vetmja që ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në furnizimin me municion për Ukrainën, duke përmendur angazhimin e saj për paqen, por tha se nuk do t’i pengojë anëtarët e tjerë ta bëjnë një gjë të tillë.
Muajin e kaluar, kryeministri i Hungarisë Viktor Orban tha se blloku është pjesërisht fajtor për zgjatjen e luftës së Rusisë në Ukrainë, për shkak të sanksioneve që i kanë vënë Rusisë dhe duke furnizuar Ukrainën me para dhe armë, në vend që të kërkojë të negociojë paqen me Moskën.
Sipas vlerësimeve të ndryshme, Ukraina po gjuan 6,000-7,000 predha artilerie çdo ditë, rreth një e treta e totalit të Rusisë, një vit pas luftës.
Udhëheqësit do të diskutojnë gjithashtu mundësinë e plotësimit me 3.5 miliardë euro shtesë të Facilitetit Evropian të Paqes – një fond që përdoret për të rimbursuar vendet anëtare që ofrojnë armë, municion dhe mbështetje ushtarake për Ukrainën.
Në takimin e tyre dyditor, udhëheqësve do t’iu bashkohet Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet takimit me video-lidhje./REL
Të tjera
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...