Lajme

BE-ja kujton sulmin në Banjskë, përsërit thirrjen për llogaridhënie

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 24 September 2024

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka kujtuar sulmin terrorist në Banjskë në njëvjetorin e kësaj ngjarjeje.

Ai e ka përsëritur që BE-ja thirr për ndjekje penale të personave përgjegjës për këtë sulm, dhe është e përkushtuar për drejtësi.

“Kosova: Një vit pas sulmit në Banjskë Bashkimi Evropian përsërit thirrjen për ndjekjen penale të përgjegjësve dhe e riafirmon përkushtimin e saj për drejtësi dhe llogaridhënie”, ka shkruar Stano në X.

-Advertisement-

“Është një rikujtues për nevojën për përpjekje të vazhdushme për të ruajtur sigurinë dhe për të avancuar me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera