BE-ja kritikohet për zvarritje të dialogut, kërkohet përfshirje më e madhe të ShBA-së
Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 21 November 2021
Mungesa e rezultateve konkrete në dialogun Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka nxitur kërkesën për përfshirje më të madhe në dialog të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dështimi i takimit trepalësh të kësaj jave në Bruksel po konsiderohet si zvarritje e procesit të dialogut dhe mungesë e imponimit të BE-së karshi palës serbe për agjendën e diskutimit. Rikyçja e ShBA-së në procesin përfundimtar të dialogut Kosovë-Serbi, shihet si dobiprurëse për vendin nga njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Qëllimi i BE-së, sipas njohësit të procesit të dialogut, Dritëro Arifi është krijimi i një ambienti paqësor në rajon përmes dialogut. Ai thotë për KosovaPress, se BE-ja duhet të jetë më serioze në trajtimin e temave të dialogut dhe të ketë një imponim më të fuqishëm. Këtë, siç thotë e arrijnë në bashkërendim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës
“BE-ja po dëshiron të mbajë dialogun gjallë që të krijojë një ambient më paqësor. Ky është qëllimi final i BE-së si është duke e parë dhe shkuar hap pas hapi për të krijuar një paqe. Dështimi po tregon se palët nuk janë të interesuara për të zgjidhur problemin, dialogu bëhet për të zgjidhur problemin jo për t’i ikur…BE-ja duhet të jetë më serioze me temat dhe të njëjtat duhet të jetë të afatizuara. Jemi duke e ripërsëritur se kështu nuk mundet të zhvillohet dialogu mes dy shteteve të armiqësuara. Duhet një imponim më i fuqishëm…
Do të jetë e paevitueshme ri kyçja e ShBA-ve në procesin përfundimtar. Nga këndvështrimi im procesi do të imponohet nga dy palët pasi po vërehet se pa një kompromis dhe asnjëra palë nuk po e bënë hapin e parë. Të njëjtin i takon ta bëjë Serbia për shkak të dëmeve dhe krimeve që i ka bërë në Kosovë”, thotë ai.
Përfshirjen më të madhe të ShBA-së në procesin e dialogut e sheh si të mirëseardhur për Kosovën, hulumtuesi në Grupin për Studime Juridike dhe Politike, Arbër Fetahu.
“Gjithmonë imponimi i ShBA-së është i mirëseardhur për Kosovën, por linja zyrtare e ShBA-së është udhëheqës i dialogut zyrtar është Bashkimi Evropian. Besoj që Kosova mund të bëjë më shumë, në kuptimin e proaktivitetit që të përafrohet më shumë me ShBA-në në qëndrime dhe të ketë sa më shumë unifikim mbi dialogun me palën amerikane. Marrë parasysh se ShBA-ja ka pikëpamje të qartë as i përket Kosovës dhe shtetësisë së saj. Edhe letra e zotëri Biden tregoj që dialogu Kosovë-serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke. Çdo përafrim me ShBA-të dhe në thelb e ka njohjen reciproke dhe i bënë nderë Kosovës”, thotë Fetahu.
Nga ana tjetër, profesori Arifi, kërkon lobim më të madh të Kosovës te partnerët ndërkombëtar për përfundimin e marrëveshjes finale, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, edhe takimet e ardhshme që mund të ndodhin të nivelit të lartë nuk do të sjellin diçka konkrete.
“Edhe nëse ndodh takimi prapë do t’i kemi të njëjtat tema, prapë do të del e njëjta qasje, pasi nuk ka zgjidhje. Prandaj pala kosovare, duhet të thotë se Serbia është problemi në Ballkan, por ende nuk ka një vendim politik si në BE si në Uashington si ti qasen Serbisë. Por ne nuk kemi kohë të presim, duhet të lobojmë fuqishëm më agresiv tek partnerët tanë se si ta përfundojmë shpejtë dialogun. Në të mirën e Kosovës është që të përfundojë dialogu sa më shpejtë, pasi problemet tjera janë duke u akumuluar dhe mos zhvillimi i Kosovës është humbje”, shton Arifi.
Përgjatë dy ditëve të kësaj jave, zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryenegociatori, Besnik Bislimi qëndroi në Bruksel, mirëpo po arritur të ketë takim me homologun e tij nga Serbia, Petar Petkoviq.
Dallimet në agjendën e diskutimit e pamundësuan takimin, ku drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, kërkoi të diskutohet për themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, mirëpo një gjë e tillë u refuzua kategorikisht nga pala kosovare.
Kësisoj, dy delegacionet zhvilluan takime bilaterale të ndara me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajqak./KP/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...