Lajme

“BE-ja ka dështuar me sanksionet ndaj Rusisë”, ja kush e thotë

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 26 September 2022

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka deklaruar se sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë kanë dështuar.Orban, prej kohësh është në kundërshtim me BE-në për disa nga politikat e tij që në Bruksel shihen si antidemokratike, ai kërkoi një armëpushim për t’i dhënë fund luftës dhe tha se sanksionet kundër Rusisë po i jepnin një goditje ekonomisë së Evropës.

“Mund të themi sigurisht se si rezultat i sanksioneve, njerëzit në Evropë janë bërë më të varfër, derisa Rusia akoma nuk është dorëzuar”.“Kjo armë ka dështuar, me sanksionet Evropa e ka qëlluar veten. Ne të gjithë jemi duke pritur për përgjigje, e gjithë Evropa po pret një përgjigje nga Brukseli se edhe sa do të zgjasë kjo”, ka thënë Orban, shkruan Reuters.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera