Lajme

BE-ja i jep Kosovës 6.5 milionë € për sundim të ligjit – Osmani thotë se kjo çështje s’është prioritet vetëm në letër

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 25 May 2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë sot të ditur për mbështetjen prej 6.5 euro ndihmë nga Bashkimi Evropian për sundimin e Ligjit.

Osmani pas takimit me komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhleyi tha se sundimi i ligjit nuk është prioritet vetëm në letër për institucionet e Kosovës, por prioritet është për të gjithë qytetarët dhe për atë si presidente.

“Meqë sot do t’i bashkoheni institucioneve tona për ta filluar edhe zyrtarisht programin  për çështje të brendshme BE-Kosovë ju shpreh mirënjohjen tonë Bashkimit Evropian për përpjekjet në këtë drejtim dhe mbështetjen prej 6.5 milionë euro shtesë në mbështetje të përpjekjeve tona për sundim të ligjit”, tha Osmani.

-Advertisement-

E para e shtetit tha më tej se angazhimi i tyre për të forcuar policinë dhe institucionet tjera ligj-zbatuese janë tejet të rëndësishme dhe prioritet dhe jo vetëm për shkak të ‘rrugës’ drejt Bashkimit Evropian, por edhe pse janë gjë e duhur për qytetarët.

Ajo më tej theksoi se pas vonesave të gjata e të padrejta nga janari i vitit të ardhshëm pas mundësisë për lëvizje të lirë Kosova do të jetë më afër BE-së, duke forcuar edhe bashkëpunimin ekonomik, shkencor e akademik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera