Lajme

BE-ja gati me paketën e nëntë të sanksioneve ndaj Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 25 November 2022

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se Bashkimi Evropian është në përgatitje për paketën e nëntë të sanksioneve ndaj Rusisë.

Von der Leyen e cila ndodhet në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki për aktivitetin ‘Bauhaus’, mbajti një konferencë të përbashkët për media me kryeministren finlandeze Sanna Marin, kryeministren estoneze Kaja Kallas dhe me zëvendëskryeministren suedeze Ebba Busch.

“Popullit të Ukrainës i duhet të kalojë dimrin pa energji elektrike për shkak të sulmeve të Rusisë”, tha Von der Leyen e cila shtoi se “Foshnjat, prindërit, gjyshërit dhe gjyshet janë në errësirë dhe po ngrijnë. Dënoj fuqishëm këto sulme barbare. Këto janë krime lufte”.

-Advertisement-

“Sot mund të them se po punojmë me shpejtësi maksimale mbi paketën e nëntë të sanksioneve. Jam e sigurt se së shpejti me G7-tën dhe partnerët e tjerë të mëdhenj do të miratojmë çmimin tavan global për naftën ruse”, deklaroi Von der Leyen, shkruan Anadolu.

– Aktiviteti ‘Bauhaus’

Iniciativa “Bauhaus e Evropës së Re” nën përfshirjen e “Marrëveshjes së Gjelbër” të BE-së parashikon që në industrinë e ndërtimit të përdoren materiale të karbonit-neutral dhe me bazë bio për të luftuar ndryshimet klimatike.

Në kuadër të kësaj shkencëtarët, projektuesit, ekspertët e ndërtimit dhe përfaqësues të sektorit të pyjeve janë mbledhur në Helsinki për të diskutuar mbi zgjidhje të qëndrueshme.

Von der Leyen, Marin, Kallas dhe Busch në vlerësimet e tyre lidhur me aktivitetin ndanë pikëpamjet se në njërën anë duhet të ruhet biodiversiteti ndërsa në anën tjetër në sektorin e ndërtimit duhet të përfitohet nga vlera ekonomike e pyjeve në kuadër të objektivave të tilla si kalimi në burimet e rinovueshme dhe shpëtimi nga varësia në energji.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera