BE-ja ende në kërkim të personit kyç për dialogun Kosovë-Serbi
Autori: Gazeta inFokus 07:18 | 16 December 2019
Para dy javësh Josep Borrell, deri atëherë ministër i Jashtëm i Spanjës, ka nisur mandatin si përfaqësues i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, që me automatizëm është edhe post i njërit prej zëvendëspresidentëve të Komisionit Evropian.
Paralajmërimi i tij se do ta vizitojë Prishtinën si destinacionin e tij të parë pasi të marrë postin nuk u realizua për shkak se, siç arsyetohet ai, në Kosovë ende nuk është formuar Qeveria e re dhe takimet atje nuk do të kishin shumë kuptim, shkruan sot Koha Ditore.
Por Borrell, sikur edhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të BE-së, janë në fazë të kompletimit të ekipeve të tyre dhe janë disa poste të cilat duhet të caktohen dhe disa të reja ndoshta të formohen.
Tashmë është në vazhdim e sipër procedura e zgjedhjes së pasardhëses së Natalyia Apostoloves për shefe të Zyrës së BE-së në Kosovë, post që me automatizëm sjell edhe titullin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, që ka vetëm një numër i kufizuar i ambasadorëve të Bashkimit Evropian. Pos kësaj duhet të zgjidhet edhe drejtori menaxhues për Evropën Perëndimor dhe Ballkanin, post që për momentin e ka holandezja Angelina Eichhorst, e cila, sipas burimeve diplomatike, është e interesuar të qëndrojë në këtë pozitë.
Por, pasi puna e saj në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë identifikohet ngushtë më Federika Mogherinin, ish-përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, burimet diplomatike thonë se ka gjasa që “Borrell ta preferojë dikë tjetër për të pasur një start të ri, e jo një kontinuitet”. Dhe nuk është i vogël numri i diplomatëve në Bruksel që e konsiderojnë si të pasuksesshëm dialogun e deritashëm, edhe pse publikisht, sipas detyrës zyrtare, duhet ta quajnë atë “sukses”. (
Të tjera
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...