Lajme

BE-ja e gatshme të dërgojë hetues për krime lufte në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 04 April 2022

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se BE-ja është e gatshme të dërgojë një ekip hetuesish në Ukrainë, për të dokumentuar krimet e luftës.

Ajo këtë njoftim e bëri në Twitter, pasi bisedoi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke theksuar se “vrasjet e civilëve në Bucha dhe vendet tjera në Ukrainë, po ndodhin çdo ditë e më shumë”.

Ky ekip i hetuesve do të koordinohej me zyrën e kryeprokurorit të Ukrainës, për t’i mbështetur nga Europol që ndryshe njihet si policia evropian dhe departamenti i drejtësisë Eurojust.

-Advertisement-

Imazhet shokuese të kufomave të civilëve nëpër rrugët e Bucha, në afërsi të kryeqytetit të Ukrainës – Kiev, kanë nxitur reagime të ashpra nga faktori ndërkombëtar – duke dënuar rëndë veprimet e ushtrisë ruse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera