Uncategorized

BE-ja dërgon 22 vëzhgues afatgjatë për zgjedhjet lokale

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 16 September 2021

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian ka dërguar 22 vëzhgues afatgjatë për zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor, raporton Ekonomia Online.

Me nisjen e vëzhguesve afatgjatë pranë selisë së EU EOM në Prishtinë, zëvendësshefi i misionit, Konrad Olszewski, tha se kjo të kontribuojë për të arritur një vlerësim të plotë rreth procesit të zgjedhjeve.

“Sot po i përcjellim 11 ekipe vëzhguesish afatgjatë, secili nga dy anëtarë, të cilët do ta vlerësojnë fushatën dhe përgatitjen për zgjedhje në të gjitha komunat në të gjithë Kosovën. Vëzhguesit afatgjatë janë shumë të rëndësishëm që misioni të mund të arrijë një vlerësim të plotë dhe gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor në përputhje me metodologjinë standarde të vëzhgimit të zgjedhjeve nga BE”, tha ai.

-Advertisement-

Vëzhguesit afatgjatë vijnë nga 19 shtete dhe gjysma e tyre janë gra. Ato do të takohen me zyrtarë vendor për zgjedhje, kandidatë dhe përfaqësues nga partitë politike, si dhe me shoqërinë civile dhe mediet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera