Në Bruksel kanë frikë se zhvillimet e fundit, krahas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar votimin në Kosovë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare serbe, mund të kenë ndikim negativ edhe në procesin e dialogut. Në bllokun evropian e pranojnë se pa mbaruar zgjedhjet serbe, të caktuara për 3 prill, nuk presin ndonjë zhvillim konkret në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
BE-ja bën thirrje të ulen tensionet, kërkon që të respektohet marrëveshja për integrimin e gjyqësorit
Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 28 March 2022
Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të ulen tensionet dhe të respektohet marrëveshja për integrimin e personelit serb në sistemin gjyqësor të Kosovës, por edhe procedurat e rregullave disiplinore të Kosovës.
Ky reagim i BE-së vjen pasi javën e kaluar, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, suspendoi nga puna kryetaren e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Lilana Stevanoviq. Kjo e fundit, më 22 mars, së bashku me përfaqësues tjerë të serbëve të Kosovës, mori pjesë në një mbledhje në Beograd, të thirrur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Zëdhënësi i BE-së për çështje të politikës së jashtme dhe siguri, Peter Stano, deklaroi për gazetarët se duhet të respekton procedurat, por po ashtu të kuptohet rëndësia e integrimit të personelit serb në sistemin gjyqësor të Kosovës.
“Kemi marrë në dijeni vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për suspendimin e përkohshëm të kryetares së Gjykatës Themelore të Mitrovicës. Personeli serb i Kosovës ishte integruar në sistemin ligjor të Kosovës më 2017 përmes një marrëveshjeje të arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ky integrim kishte mundësuar qasje në sistemin ligjor të Kosovës dhe sistemin e drejtësisë për komunitetin serb”, tha ai, raporton Radio Evropa e Lirë.
Stano shtoi se “personeli gjyqësor i integruar kryen detyra të rëndësishme nga të cilat përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë komunitetet joshumicë në Kosovë”.
“BE-ja pret që autoritetet kompetente të Kosovës, por edhe të Serbisë, të respektojnë të gjitha pjesët e kësaj marrëveshje”, tha Stano.
“Procedurat disiplinore nuk janë pjesë e marrëveshjes. BE beson se autoritetet kompetente do të ndjekin procesin dhe procedurën e duhur lidhur me shqyrtimin e një rasti të tillë disiplinore. Në të njëjtën kohë, presim nga personeli i sistemit ligjor të Kosovës të veprojë në bazë të ligjeve dhe rregullave të Kosovës”, theksoi ai.
Zëdhënësi i BE-s ashtu ka përsëritur edhe thirrjen e bllokut evropian për përmbajtje nga retorika nxitëse.
“BE-ja fton Kosovën dhe Serbinë që të veprojnë më përmbajtje dhe të përmbahen nga retorika apo veprimet të cilat mund të nxisin tensione. Presim nga të dyja palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të kontribuojnë për një atmosferë të përshtatshme për normalizimin e raporteve të tyre”, tha Stano.
Pas suspendimit të Lilana Stevanoviq, Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – pas një proteste të mbajtur më 25 mars, tha se kjo parti dhe stafi gjyqësor serb, do të pezullojnë punën deri në kthimin në punë të Stevanoviqit.
Pas suspendimit të Stevanoviqit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, akuzoi kryeministrin i Kosovës, Albin Kurtin, për shkelje të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, dhe tha se Marrëveshja e Brukselit – e arritur më 2013 – nuk ekziston më. Por, këto deklarata, në BE nuk kanë dashur t’i komentojnë.
Ndërkaq, Kurti, ka thënë se sistemi gjyqësor i Kosovës është i pavarur nga Qeveria.
Të tjera
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...
-
Bedri Hamza thirrje diasporës: Regjistrohuni që të votoni dhe tregoni që Kosova mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i ka bërë thirrje disaporës...
-
SHBA-ja thellësisht e shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe
SHBA-ja ka shprehur shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisi...
-
Partia Socialdemokrate: Kurti e di që Lista Serbe do të certifikohet
Partia Socialdemokrate ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e di që Lista...
-
Me para të shtetit, Ministra Nagavci po organizon një tubim të madh me 26 dhjetor
Kryetar i Unionit të Studentëve Shqiptarë, Ardit Dobi ka reaguar kundër organ...
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...