Lajme

BE-ja akuzohet se i dënoi imigrantët me vdekje, detin do ta përcjellë vetëm me dronë

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 28 October 2020

Bashkimi Evropian është akuzuar nga kritikët se tërthorazi i ka dënuar me vdekje imigrantët përmes marrëveshjeve me vlerë prej 100 milionë eurosh për t’i vëzhguar lëvizjet në Detin Mesdhe vetëm përmes dronëve.

Aktivistët dhe disa deputetë të Parlamentit e kanë akuzuar agjencinë kufitare të Bashkimit Evropian, Frontex, për ikje nga përgjegjësitë e veta pas investimit në teknologji për t’i monitoruar barkat e imigrantëve nga largësia.

Kjo agjenci tashmë është duke u kritikuar ashpër edhe për veprimet e mëhershme pasi një hetim i javës së kaluar e akuzoi atë për bashkëfajësi në operacionet për kthimin e azilkërkuesve në Detin Egje në rastet që shpesh kanë qenë të rrezikshme, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Më herët këtë muaj, agjencia Frontex u dha kontrata kompanisë franceze “Airbus” dhe kompanisë izraelite të armëve “Elbit Systems” për dronë ushtarakë që do të përdoren për monitorimin e secilës barkë apo anije që është e përfshirë në çfarëdo forme të aktivitetit ilegal në det.

BE-ja ka thënë se vëzhgimi i detit përmes ajrit ndihmon në shpëtimin e jetës së njerëzve. Megjithatë, në qershor, një grup i OJQ-ve për shpëtimin e imigrantëve publikoi një raport, në të cilin thuhej se operacionet ajrore të Evropës kanë ndikuar që dhjetëra mijëra njerëz të përfundojnë në ndalim nga roja detare e Libisë, në kohën kur BE-ja u dha fund patrullimeve të veta në det.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera