BE i vë sanksione ekonomike Bjellorusisë
Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 24 June 2021
Bashkimi Evropian vendosi sanksione mbi sektorët kyçë të ekonomisë bjelloruse dhe burimeve kryesore të të ardhurave për regjimin e udhëheqsit autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka.
Masat e reja kufizuese u prezantuan të enjten, në përgjigje të, siç u tha, “përshkallëzimit të shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut në Bjellorusi dhe shtypjes së dhunshme të shoqërisë civile, opozitës demokratike dhe gazetarëve”.
Sanksionet janë edhe pasojë e uljes së detyruar të një fluturimi të kompanisë Ryanair në Minsk, më 23 maj, dhe ndalimit të gazetarit Raman Pratasevich dhe partneres së tij, Sofia Sapega, që ndodheshin në bordin e avionit, tha Këshilli i BE-së.
Regjimi i Lukashenkës është nën presion ndërkombëtar prejse ka nisur shtypjen brutale të opozitës dhe të mediave të pavarura, pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale, që janë mbajtur në gusht të vitit 2020.
Opozita thotë se këto zgjedhje, që kanë nxjerrë fitues Lukashenkën, janë manipuluar, ndërsa Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera kanë refuzuar t’i njohin rezultatet dhe Lukashenkën nuk e konsiderojnë udhëheqës legjitim të Bjellorusisë.
Kriza ka arritur nivel tjetër në maj, pas incidentit me avion, i cili nga shumë vende është konsideruar si “rrëmbim shtetëror”.
BE-ja, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Kanadaja kanë sanksionuar edhe më herët Bjellorusinë, duke u vendosur ndalesa udhëtimi dhe duke u ngrirë asetet zyrtarëve të shtetit.
Sanksionet e fundit financiare përfshijnë kufizime ndaj Qeverisë bjelloruse për hyrje në tregjet e kapitalit të BE-së.
Këto kufizime vlejnë edhe për institucionet dhe entitetet financiare në pronësi të shtetit bjellorus.
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...