BE i jep një miliard euro Ballkanit Perëndimor për krizën energjetike

Autori: Gazeta inFokus
17:32 | 06 December 2022
Në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der LEYEN, e komentoi kryeministrin Edi Rama si një mikpritës të jashtëzakonshëm dhe se nuk do ta harrojnë asnjëherë fotografi familjare dhe performancën fantastike, tradicionale klasike dhe mikpritjen me pjesën moderne të së ardhmes.
“Mbështetja për regjionin vjen vërtetë nga thellësia e zemrës sonë dhe sepse jemi thellësisht të bindur që ne përkasim së bashku”, deklaroi von der LEYEN.
Ajo sqaroi se ishte një samit ku kishte mesazh të qartë të unitetit dhe se duan t’i trajtojnë çështjet dhe problemet që i kemi bashkë – samiti i partneritetit me diskutime shumë të mira dhe miqësore.
“I kemi prekur shumë tema, dhe do t’i theksoj disa prej tyre. Tema e madhe është padyshim se ne duam t’i trajtojmë së bashku vështirësitë dhe efektet që po lë lufta e nisur nga Rusia, dhe njëra nga pikat kryesore është padyshim energjia”.
“Për ne është e rëndësishme që së bashku me miqtë tanë në Ballkanin Perëndimor ta adresojmë këtë krizë energjetike në atë mënyrë që siç e bëjmë në Bashkimin Evropian, ta bëjmë po ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor. Kështu për shembull fakti që amvisëritë dhe bizneset po “luftojnë” në Ballkanin Perëndimor ashtu si në Bashkimin Evropian, për neve është e rëndësishme që të japim zgjidhje të ngjashme”.
“Për këtë arsye, paketa një miliardëshe për mbështetje energjetike, e cila është e ndarë në dy pjesë, është 500 milionë buxhet për mbështetje direkte që jep mundësinë të targetohen familjet në nevojë, bizneset në nevojë, dhe gjysma tjetër 500 milionë euro në infrastrukturë për t’u siguruar që e kemi investimin në energjinë e së ardhmes, e kjo është padyshim energjia e rinovueshme, e cila është më e lirë, më e përballueshme, më e pastër, më e mirë për planetin tonë dhe është e prodhuar në shtëpi. Kjo ofron mundësi punësimi të mira në vend të vet dhe jep pavarësi dhe siguri të furnizimit”.
Sipas saj, lajmi i mirë është që plani ekonomik dhe për investime është në rrugën e duhur.
Pika tjetër e rëndësishme sipas saj është edhe integrimi ekonomik, çka cilësoi se është shumë mirë për regjionin që janë nënshkruar marrëveshjet që lehtësojnë tregtinë në rajon. Dhe pika e tretë që kanë diskuar sot ishte edhe migrimi – ku folur për menaxhimin e këtij fenomeni së bashku.

Të tjera
-
Paralajmëron OBSH: Katastrofa e dytë që mund të shkaktojë dëme në Turqi
Të mbijetuarit nga tërmeti janë duke u ndihmuar nga grupet vullnetare. Për ta...
-
Paralajmëron OBSH: Katastrofa e dytë që mund të shkaktojë dëme në Turqi
Të mbijetuarit nga tërmeti janë duke u ndihmuar nga grupet vullnetare. Për ...
-
Trupat e viktimave siriane kthehen nga Turqia, dhimbje e madhe në kufi
Fotografi të realizuara në një pikë kufitare midis Turqisë dhe Sirisë tregojn...
-
KUJDES: Kështu po hakohen llogaritë në facebook, po kërkohen edhe para për të iu kthyer ato
Së fundmi janë shtuar rastet e harkimit të llogarive personale në facebook. E...
-
Qeveria nuk ndanë buxhet për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë
Për 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës do të ketë 30 ditë aktivitete të ndry...
-
Hakerat financojnë programet atomike të Koresë së Veriut
Një raport i OKB-së hedh dritë mbi ushtrinë kibernetike të Kim Jong Uns-it. P...
-
Ngacmoi vazhdimisht ish të dashurën, arrestohet një burrë në Prishtinë
Një person është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, pasi që në vazhdimësi ka...
-
Alarmante/ Nuk i bind rritja e pagave, 31 mjekë ikën për 35 ditë nga Kosova
Rritja e pagave prej këtij muaji për stafin shëndetësor nuk e ka bindur këtë ...
-
Policia jep detaje për aksidentin më fatalitet në Drenas
Një person ka vdekur të mërkurën, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes...
-
Udhëheqësit evropianë sot pritet t’i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përfitojnë nga “mundësia historike” e ofruar nga plani i BE-së
Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi në samitin e shefa...
-
LAJMI I FUNDIT: Zhduket një grua në Prishtinë
Pasditen e së mërkurës është zhdukur një grua në qytetin e Prishtinës, shkrua...
-
Vëllai raporton në polici ish të dashurin e motrës, nuk po e lë të fejohet
Një person e ka raportuar në polici ish të dashurin e motrës, për shkak se i ...