Lajme

BE heq 6 vende nga lista e udhëtimeve të sigurta, mes tyre edhe Kosova

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 31 August 2021

Bashkimi Europian ka hequr nga lista e vendeve të sigurta (lista e bardhë) për udhëtime gjashtë vende, mes tyre edhe Shtetet e Bashkuara.

Në listë përfshihen gjithashtu edhe tre vendet fqinje, Kosova, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut, si dhe Izraeli dhe Libani.

“Lista e bardhë” e BE-së kërkon të ketë më pak se 75 raste të reja çdo ditë për çdo 100 mijë banorë gjatë dy javëve të fundit, një prag që është tejkaluar nga vendet e mësipërme.

-Advertisement-

Sipas Universitetit Johns Hopkins, SHBA regjistroi numrin më të madh të infeksioneve në botë gjatë 28 ditëve të fundit.

Shqipëri vijon të jetë në listën aktuale të vendeve të sigurta.

Në këtë listë përfshihet edhe Armenia, Australia, Azerbajxhani, Bosnjë dhe Hercegovina, Brunei Darussalam, Kanadaja, Japonia, Jordania, Zelanda e Re, Katari, Republikae Moldavisë, Arabia Saudite, Serbia,, Singapori, Korenë e Jugut, Ukraina dhe Kina.

Shteteve anëtare iu këshillohet gjithashtu që të heqin gradualisht kufizimet për rajonet e veçanta administrative të Kinës, për Hong Kongun dhe Makaon. Udhëzimi është jo detyrues dhe rekomandimi është që të vaksinuarve t’iu lejohet të udhëtojnë për udhëtime jo thelbësore.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera