Lajme

BE frikëson investitorët në Trepçë

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 06 February 2019

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar ndaj zyrtarëve të BE-së. që Trepça  të jetë temë e Dialogut Kosovë-Serbi.

“Me këtë BE-ja ka provokuar dhe paragjykuar përfundimin e Dialogut në dëm të Kosovës por njëkohësisht Deklarata e znj Maja Kocijançiq ka frikësuar dhe mund ta zmbraps interesimin e Investitorëve potencial që të investojnë në Trepçë”,thuhet e reagimin e AKB-së.

Gjithashtu sipas këtij reagim në bazë të Ligjit për Trepçën Kosova i ka  hap mundësi investitorëve vendor dhe të huaj për të bashkuar kapitalin në këtë aset i cili ka nevojë për rivitalizim dhe investime të reja.

-Advertisement-

“Tentimi për tërheqje nga deklarimi se kinse BE-ja nuk propozon tema por ajo mbështet dialogun për temat të cilat merren vesh Kosova dhe Serbia është në kundërshtim të plotë me pozicionin nga deklarimi i djeshëm”, thuhet më tutje në ragimine AKB-së

BE në shumë raste e ka mbështet Kosovën,sipas reagimit të AKB-së por në procesin e integrimit dhe liberalizimit te vizave për Kosovën ka përdor standarde të dyfishta dhe ka humb kredibilitetin tek komunitetit i Biznesit në Kosovë”

AKB thekson në reagim se “Trepça“  në asnjë moment nuk guxon  që te jetë temë e negocimit në Bruksel./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera