BE: Është koha që të çgetoizohen kosovarët

Autori: Gazeta inFokus
08:22 | 16 September 2019
Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim dhe rrjedhimisht është koha e duhur që kosovarëve t’u hiqen vizat, ka konfirmuar BE-ja.
Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë në një përgjigje dhënë “Zërit” ka rikonfirmuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim dhe rrjedhimisht është koha e duhur që kosovarëve t’u hiqen vizat. Ata gjithashtu vlerësojnë se Kosova duhet t’i vazhdojë përpjekjet e saj për ta forcuar sistemin e drejtësisë.
Ndonëse Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian për heqjen e vizave, 28 shtetet anëtare të BE-së ende s’e kanë dhënë fjalën e fundit për këtë proces. Zyrtarë nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë i kanë thënë “Zërit” se pavarësisht që u takon shteteve anëtare të marrin një vendim final, është koha e duhur që kosovarëve t’u liberalizohen vizat. “Procesi i vendimmarrjes së BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën po vazhdon.
Siç tha përfaqësuesja e lartë e BE-së Mogherini gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Helsinki, Komisioni Evropian i ka sugjeruar Këshillit që ka ardhur koha për të marrë vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ajo me këtë rast shtoi se tani i takon Këshillit ta marrë atë vendim, duke shprehur besimin se është koha e duhur që populli i Kosovës të marrë liberalizmin e vizave”, thuhet në përgjigjen e kësaj Zyre.
Mirëpo derisa heqja e vizave të ndodhë, Zyra e BE-së ka theksuar se Kosova duhet t’i vazhdojë përpjekjet për sundimin e ligjit, të sigurisë dhe të migracionit.
“Siç e dini raporti i Kosovës për vitin 2019 e ka përsëritur mbështetjen e Komisionit Evropian për përfundimin e këtij procesi si çështje urgjente. U takon shteteve anëtare të BE-së, të përfaqësuara në Këshillin e BE-së, së bashku me Parlamentin Evropian, të marrin vendimin përfundimtar. Ndërkohë është e rëndësishme që Kosova t’i demonstrojë përpjekjet e saj të vazhdueshme për sundimin e ligjit, për të pasur nën kontroll migrimin dhe sigurinë në mënyrë që të përgatisë një kontekst pozitiv për vendimin përfundimtar të shteteve anëtare të BE-së”, thuhet tutje në përgjigjen e tyre.
Në anën tjetër njohësit e çështjeve të integrimit shprehen skeptikë se deklaratat e fundit të zyrtarëve të BE-së mund ta përshpejtojnë heqjen e vizave. Sipas tyre, një gjë e tillë varet direkt nga përmirësimet që Kosova i bën në fushën e sundimit të ligjit, si dhe indirekt nga rrjedhshmëria e bisedimeve me shtetin serb.

Të tjera
-
Haradinaj falendëron gjithë ata që e votuan AAK-në: E kemi thënë që s’ishte rezultati që kemi pritur
Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka...
-
Partitë politike kanë 48 orë afat nëse duan të ankohen për rezultatin e zgjedhjeve që u shpall sot
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zg...
-
LDK siguron 20 mandate – emrat e deputetëve që ulen në Kuvend
Pas më shumë se një muaji nga mbajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Komisioni Q...
-
Rezultatet përfundimtare, këta janë 48 deputetët e LVV-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka miratuar të shtunën rezul...
-
Koalicioni AAK-Nisma pas zgjedhjeve parlamentare, 8 emrat që do të jenë në Kuvend
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka miratuar të shtunën rezul...
-
Protesta masive në Beograd, reagon Vuçiq
Në prag të protestës në Beograd, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka vëzhgua...
-
Rezultatet përfundimtare, këta janë 24 deputetët e PDK’së- kush mbeti jashtë?
Pas më shumë se një muaji nga mbajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Komisioni Q...
-
Këta janë kandidatët e zgjedhur për deputet të Kuvendit të Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedh...
-
Krasniqi: Rezultat historik për PDK-në, tani koha për qeveri sa më shpejtë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas shpalljes së rezultateve për...
-
Lutfi Haziri: Vetëvendosja edhe zyrtarisht e bëri Gjilanin si shitore të thyer, të përfundojnë hetimet sa më shpejt
Kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka kërkuar që hetimet për skandali...
-
Protestuesit s’mund t’i afrohen Kuvendit të Serbisë, vendosin për të shkuar edhe në një lokacion të ri
Ndonëse ishte paraparë të fillonte në orën 16:00 protesta përpara Kuvendit të...
-
Kuvendi i ri i Kosovës, ky është numri i deputetëve që kanë marrë secila parti nga zgjedhjet e 9 shkurtit
KQZ ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit....