Lajme

BE do të mbajë konferencën e donatorëve për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë

Autori: Gazeta inFokus 07:11 | 21 February 2023

Konferenca e donatorëve të BE-së për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri do të mbahet më 16 mars, njoftoi ministri i Jashtëm suedez.

Duke folur me gazetarët përpara takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, Tobias Billstrom tha se konferenca e donatorëve “do të mbahet këtu në Bruksel më 16 mars”.

Veprimtaria organizohet nga Komisioni Evropian dhe qeveria suedeze që mori presidencën e rradhës të Këshillit të Bashkimit Evropian më 1 janar.

-Advertisement-

“Qëllimi ynë është të ngremë mbështetje shtesë për njerëzit në Turqi dhe Siri dhe të përpiqemi të bëjmë sa më shumë që të jetë e mundur për të lehtësuar pasojat e tmerrshme të këtij tërmeti,” pohoi Billstrom.

Ai tha se ata presin një “pjesëmarrje të nivelit të lartë” në konferencën e donatorëve.

Në takimin e tyre, ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë zhvillimet e fundit të luftës në Ukrainë dhe mbështetjen e bllokut për vendin, situatën në Afganistan, duke përfshirë ndihmën humanitare, dhe diplomacinë e energjisë dhe klimës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera