Auto&Tech

BE do detyrojë facebook, google e twitter të ndalojë përmbatjen e paligjshme ose gjoba deri në 7 mld dollarë

Autori: Gazeta inFokus 07:27 | 26 April 2022

Bashkimi Europian ditën e sotme ka rënë dakort në krijimin e një rregullorejë të re për të detyruar platformat e mëdha në internet të rregullojnë përmbajtjen e paligjshme ose në të kundërt do të përballen me gjoba të mëdha.

Në rast shkeljesh, Akti i Shërbimeve Dixhitale do të mund të gjobisë platformat si Facebook, Google dhe Twitter deri në 6% të të ardhurave të tyre globale.

Në rastin e Facebook nëse do të gjendej në një situatë të tillë, vlera e gjobës do të ishte 7 miliardë dollarë (5.9 miliardë £).

-Advertisement-

Shkeljet e përsëritura mund të çojnë një kompani në pamundësinë për të bërë biznes me vendet e BE.

Rregullat e reja, të cilat hyjnë në fuqi në vitin 2024, përfshijnë:

Ndalim të reklamave me fokus fëmijët ose bazuar në të dhëna të ndjeshme si feja, gjinia, raca dhe opinionet politike.

Lejim i qeverive të BE-së që të kërkojnë heqjen e përmbajtjes së paligjshme, duke përfshirë materiale që promovojnë terrorizmin, abuzimin seksual të fëmijëve, gjuhën e urrejtjes dhe mashtrimet komerciale.

Detyrimi i platformave të mediave sociale për t’i lejuar përdoruesit të raportojnë përmbajtjen e paligjshme në një “mënyrë të lehtë dhe efektive” në mënyrë që ajo të mund të hiqet me shpejtësi.

Një rregullore e tillë me hyrjen në fuqi do jetë një hap pozitiv për përmbajtjet në internet./ The Guardian

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera