BE diskuton krizën energjetike të Ukrainës, gazin e lëngshëm rus
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/10/sd-600x3601-1.png)
Autori: Gazeta inFokus
19:50 | 15 October 2024
Ministrat e energjisë të Bashkimit Evropian u takuan në Luksemburg të martën për të diskutuar mbi importet e gazit të lëngshëm rus, që kanë ardhur duke u rritur mes vendeve tëp bllokut, mungesat e energjisë elektrike në Ukrainë përpara dimrit, si dhe balancimin e çmimeve të energjisë mes vendeve anëtare, thanë zyrtarët.
Në muajin qershor BE-ja ra dakord për sanksione të reja kundër Rusisë, grupi i 14-të i sanksioneve më radhë. Në kuadër të sanksioneve përfshihej edhe ndalimi, duke filluar nga marsi i vitit 2025, i importeve të gazit të lëngshëm rus. Por sanksionet e qershorit nuk e ndalonin plotësisht importin e gazit rus. Që atëherë, Belgjika dhe Holanda kanë parë një rritje të madhe të importeve të gazit të lëngshëm rus.
Në një letër dërguar të hënën, Franca dhe nëntë vende të tjera anëtare i kërkuan Komisionit Evropian të propozojë masa që kompanitë e magazinimit dhe furnizuesit e gazit, të bëjnë raportime më të detajuara për importet e gazit të lëngshëm rus.
“Belgjika do të paraqesë një iniciativë, të cilën ne do ta mbështesim, për të ndaluar dhe gjurmuar importet e gazit të lëngshëm nga Rusia në mënyrë më të detajuar”, u tha gazetarëve Kai Mykkanen, ministri i Mjedisit i Finlandës, përpara takimit.
Menjëherë pasi Moska filloi agresionin e saj në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, Bashkimi Evropian vendosi të fillojë përpjekjet për të ndaluar importimin e gazit dhe naftës ruse “sa më shpejt të ishte e mundur”, por pa caktuar një datë të caktuar.
“Në Belgjikë kemi parë dyfishimin e sasisë së gazit të lëngshëm. Këto importe ndoshta kanë qëllim që të sigurohet furnizimi brenda Evropës me këtë lloj gazi, por ne kemi vështirësi në zbatimin e grupit të 14-të të sanksioneve, prandaj bëjmë thirrje për një sistem gjurmimi”, tha Tinne van der Straeten, ministre e Energjisë në Belgjikë.
Pasi gazsjellësi ‘Nord Stream’ u dëmtua nga një shpërthim në vitin 2022, importet e gazit të lëngshëm nga Rusia në bllokun evropian u rritën, ndërsa gazi përmes tubacionit ende arrin në Evropën Qendrore përmes Ukrainës dhe Turqisë.
“Disa vende kanë probleme të brendshme dhe kjo pengon vendimin e tyre për të bërë një ndryshim të shpejtë, por kanë kaluar dy vjet e gjysmë, kështu që ka ardhur koha për të gjetur një alternativë”, tha Krzysztof Bolesta, ministri për Energji i Polonisë.
Kontrata midis Ukrainës dhe Rusisë për rrjedhjen e gazit rus përmes Ukrainës, do të përfundojë në muajin dhjetor.
Ukraina përpara dimrit
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tha se Ukrainës, në sezonin e dimrit, mund t’i mungojnë gjashtë gigavat të nevojshëm për një furnizim normal me energji elektrike. Përkeqësimi i situatës, sipas kësaj Agjencie, do të ndikohej edhe nga përfundimi i marrëveshjes me gazsjellësit rus.
Komisioni do të informojë vendet anëtare të martën mbi përpjekjet për të zgjatur marrëveshjen e gazsjellësit Rusi-Ukrainë. Ukraina tha se nuk dëshiron ta vazhdojë, ndërsa Rusia tha se është e gatshme.
Ministrat do të kërkojnë gjithashtu mënyra më praktike për të ndihmuar Ukrainën gjatë dimrit. Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, tha se Rusia kishte shkatërruar kapacitetet prodhuese të energjisë elektrike në Ukrainë, në përmasa që do të ishin të mjaftueshme për të furnizuar tri vendet baltike.
Polonia tha se po zhvillon bisedime me firmat e Ukrainës për të rritur eksportet ndërsa Lituania ka çmontuar një termocentral të saj, i cili po rindërtohet në Ukrainë.
Ministrat, gjithashtu, do të diskutojnë raportin e ish-guvernatorit të Bankës Qëndrore Evropiane, Mario Draghi, mbi të cilin Komisioni pritet të hartojë rregulloren e tij të re Industriale të Energjisë së Pastër.
Çmimet e gazit dhe energjisë në Evropë janë më të larta se në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë. Ato ndryshojnë shumë edhe brenda vetë vendeve anëtare të bllokut. Në shtator, kryeministri grek i kërkoi Bashkimit Evropian të përgjigjej urgjentisht ndaj rritjes së çmimeve të energjisë në Evropën Qendrore dhe Lindore.
Zoti Draghi, në raporrtin e tij, kërkoi futjen më të shpejtë në përdorim të alternativave më të lira të energjisë së gjelbër. Megjithatë, rrjetet e vjetruara të energjisë, burokracitë dhe infrastruktura e kufizuar ndërkufitare kanë penguar këto përpjekje. /VOA
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2025/01/FOTO-KRYESORE-600x360-1.png)
Të tjera
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë. Mund ...
-
Tetë të plágosur pas përplasjes së një aeroplani në pistë në Toronto
Një aeroplan është përplasur dhe më pas si duket është rrokullisur në Aeropor...
-
17 vjet shtet – mesazh urimi për Osmanin vjen edhe nga Austria
Një mesazh urimi për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, për presid...
-
Incident në Mitrovicën e Veriut: 12 shqiptarë, 10 prej tyre të mitur – ndalohen nga policia
12 persona, 10 prej tyre të mitur, janë ndaluar sonte nga policia e Kosovës p...
-
Osmanit i vjen urimi për Pavarësi edhe nga Mbreti i Suedisë
Në kuadër të shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ...
-
Kurti: Pavarësia e Kosovës erdhi si rezultat i një qëndrese të paepur ndaj sunduesit
Kryeministri Albin Kurti tha se Pavarësia e Kosovës ka ardhur si rezultat i n...
-
Nëntë persona të lënduar në një aksident në Klinë
Nëntë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku q...
-
Dr. Haxhi Ibishi, kandidati më i votuar në Klinë me rreth 3,000 vota!
Dr. Haxhi Ibishi është kandidati më i votuar në Klinë, duke fituar besimin ...
-
Presidenti Begaj i kërkon BE-së t’ia heq sanksionet Kosovës, thirrje 5 vendeve anëtare të saj ta njohin pavarësinë
Presidenti shqiptar Bajram Begaj me rastin e pritjes shtetërore për 17-vjetor...
-
Erdogani uron Osmanin me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pranuar një mesazh urimi nga homologu I...
-
17 vjet shtet, Osmani: Liria jonë s’ishte e dhuruar, ajo u fitua me gjakun e bijve dhe bijave të këtij vendi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar sërish qytetarët me rastin e 17...
-
Grenell ofendohet rëndë nga serbët pasi uroi Pavarësinë e Kosovës dhe e quajti Thaçin “atë themeltar”
Pasi uroi ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke shprehur shqetësim për “padrejt...