BE: Dialogu për 10 vjet ka sjellë ndryshime të qarta
Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 08 March 2021
Në 10-vjetorin e nisjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohet në Bruksel, Bashkimi Evropian ka thënë se ky proces ka sjellë ndryshime të qarta për qytetarët në Kosovë dhe rajon.
Por, zëdhënësi i bllokut evropian Peter Stano, ka thënë se tani ka ardhur koha që dialogu të përmbyllet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Ai ka rikujtuar të hënën edhe vizitën e përfaqësuesit të posaçëm për dialog Miroslav Lajlak në rajonin e Ballkanit javën e kaluar, për të parë se si e shohin patë dialogun dhe vazhdimin e tij.
“Pati pajtim të plotë se dialogu nuk ka alternativë dhe se ai duhet të vazhdojë.
Qëllimi i dialogut ishte që t’i afrojë palët drejt të ardhmes evropiane. Pra, si për Beogradin, ashtu edhe për Prishtinën, të ketë përparim në rrugën e tyre evropiane.
Rruga evropiane shkon përmes dialogut” ka thënë mes tjerash Stano. Në pyetjen rreth deklaratave të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit, për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, Stano ka thënë se BE-ja “nuk i komenton deklaratat e liderëve nëpër media”, por ka shtuar se “në përgjithësi qëndrimi i BE-së është se pret nga liderët që me shembullin e tyre personal të punojnë drejt pajtimit dhe frymës konstruktive dhe mirëbesimit në rajon”.
Ai e ka evituar në këtë mënyrë edhe pyetjen direkte se a është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, diçka që BE-ja e kundërshton. “Siç kemi thënë disa herë, qëllimi kryesor i dialogut është të arrihet marrëveshja për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve, e pranueshme për të dyja palët, sipas standardeve të BE-së, dhe e cila do të kishte ndikim pozitiv në rajon”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së.
Të tjera
-
Vendimet e Speciales – Nga dënimi për komandant “Ujkun” e ulja e dënimit të Mustafës
E ngarkuar ka qenë puna e Gjykatës Speciale edhe në 2024. Komandant “Ujku” is...
-
Mërgimtarët mbesin në kolona të gjata nga Serbia për në Kroaci
Mërgimtarët e vendit tonë kanë mbetur në kolona të gjata nga Serbia për të hy...
-
A po rrezikohet bota nga një pandemi e re, reagon OBSH-ja
Kina po përballet me një rritje të ndjeshme të infeksioneve nga një virus i f...
-
Paralajmërohet erë e fortë në këtë rajon të Kosovës për nesër
Për të hënën parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në o...
-
1500 fluturime anulohen në ShBA, shkak moti i ligë
Më shumë se 2 mijë fluturime janë vonuar dhe 1 mijë e 500 janë anuluar brenda...
-
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike në vendin aleat
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, filloi të hënën një vizitë në K...
-
Ligji për Byronë në Kushtetuese, Kurti: Nuk kanë ku me shku më – do të bëhet, secili do të tregojë sa ka pasuri
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur sot Ligjin për Byronë për konfiskimin e...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në o...
-
Elezi: Të hënën hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit
Shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në...
-
Vullneti: Të gjithë djemtë në Kosovë kanë nga një foto para kerreve
Vullneti ka biseduar me banorët lidhur me fotografitë që postojnë djemtë në K...
-
Nasim Haradinaj i bindur që Gjykata në Strasburg do ta trajtojë lëndën e tij kundër Speciales dhe shteteve financuese
Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka ng...
-
Zvogëlohen pritjet nëpër pikat kufitare
Pritjet në pikëkalimet kufitare për të dalë nga Kosova janë zvogëluar. Sip...