BE dhe UNDP financojnë 10 OShC në Istog, Lipjan e Viti
Autori: Gazeta inFokus 07:38 | 26 April 2019
Programi Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe i zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), do të dorëzojë grante financiare dhjetë organizatave të shoqërisë civile (OShC) në Istog, Lipjan, dhe Viti, sot në UNDP, në ora 11:00.
Në ceremoninë e nënshkrimit të granteve do të mblidhen përfaqësues të komunave partnere, OSHC-ve, anëtarë të Bordit të Partnerëve dhe akterë relevantë. OShC-të përfituese konkurruan në një thirrje publike me propozime zhvillimore të bazuara në projekte, duke synuar të kontribuojnë në arritjen e prioriteteve të komunave dhe të sigurojnë përfitime më të mëdha për komunitetet lokale.
Libor Chlad, zëvendës shef për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së dhe kryetarët e komunave, Haki Rugova, Imri Ahmeti dhe Sokol Haliti do të marrin fjalën në këtë ngjarje.
Programi Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor është një iniciativë rajonale 3-vjeçare e financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNDP, me fokus në forcimin e partneriteteve midis qeverive lokale dhe organizatave të shoqërisë civile duke prezantuar dhe mbështetur një model transparent dhe financim të projekteve të OShC-ve nga buxhetet komunale.
Në Kosovë, projekti punon me pesë komuna, përveç Istogut, Lipjanit dhe Vitisë, edhe në Kamenicë dhe Zveçan, me qëllim të përforcimit të demokracisë pjesëmarrëse në nivel lokal, zgjerimin e marrëdhënieve efektive mes qeverive lokale dhe OShC-ve, si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të OSHC-ve.
Të tjera
-
Çmime të njejta dhe lirim nga pagesa për 7 kategori, Komuna tregon për unifikimin e privatëve me Trafikun Urban
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se është unifikuar sistemi i transportit...
-
Shefi dhe Zëvendësi i Hamasit vritẹn në sulmin ajror në Gaza
Në një sulm ajror izraelit të enjten, u vra shefi i Hamasit dhe zëvendësi i t...
-
Vëllezërit pesë dhe nëntë vjeç, në mesin e 12 viktimave e djeshme të tragjedisë në Cetinje
Nëntë vjeçari Vukan dhe vëllai i tij pesëvjeçar Jovan Vulletiq janë viktimat ...
-
Kritika ndaj Arabisë Saudite për rritjen e numrit të dënimeve me vdẹkje
Dy grupe për të drejta të njeriut e kanë kritikuar Arabinë Saudite për rritje...
-
Anulohen 4 fluturime në aeroportin “Adem Jashari”, dje u anuluan 38
Edhe sot janë anuluar katër fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinë...
-
900 në Merdare dhe 800 metra kolona te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin deri në dy orë
Me kthimin e mërgimtarëve, kolona të gjata po krijohen këto ditë në dalje të ...
-
Biden nderon 20 amerikanë me Medaljen Presidenciale të Qytetarisë
Presidenti amerikan Joe Biden do t’u japë 20 amerikanëve nderimin e dytë më t...
-
Vdẹs ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha
Ka vdekur ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha. Lajmin ...
-
Mediat ruse raportojnë se Assad është helmuar
Një tentativë helmimi pretendohet se është bërë ndaj diktatorit të rrëzuar Ba...
-
Haradinaj: Të bashkohemi rreth Kosovës Fituese
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore, Foru...
-
Von Der Leyen e fshin videon e djeshme ku Kosova shfaqej brenda hartës së Serbisë
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka fshirë postimin me vid...
-
LVV i kërkon PZAP-së të anulojë “lejen” për pjesëmarrje të Listës Serbe në zgjedhje
Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet, më 23 dhjetor në m...