BE dhe Kosova diskutojnë për marrëdhëniet dhe taksat ndaj Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 07:01 | 17 December 2018
Zyrtarët e BE dhe Kosovës mbajnë sot mbledhjen e tretë të Këshillit për Stabilizim-Asociim në Bruksel.
“Kjo do të jetë një mundësi për të vlerësuar gjendjen aktuale të marrëdhënieve midis BE-së dhe Kosovës. Në kuadrin e Procesit të Stabilizim-Asociimit, pjesëmarrësit do të marrin në konsideratë kriteret politike dhe ekonomike, bashkëpunimin financiar dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit,” thuhet në deklaratën e Këshillit për Stabilizim-Ascociim.
Përfaqësuesit e BE-së, të udhëhequr nga shefja e diplomacisë evropian Federica Mogherini dhe komisionari për Zgjerim Johannes Hahn, do të diskutojnë situatën në Ballkanin Perëndimor me delegacionin e Prishtinës, të kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj. Pas kësaj, është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp.
Para takimit, Mogherini dhe Hahn i dërguan një letër kryeministrit Haradinajt, duke shpjeguar qëndrimin e BE-së rreth tarifave ndaj mallrave serbe dhe duke përsëritur thirrjen për heqjen e tyre.
“Letra gjithashtu përsërit ofertën e bërë nga komisionari Hahn në Prishtinë, i cili i referohet mënyrës së drejtë të zgjidhjes së shqetësimeve të Prishtinës dhe përgëzimet e kryeministrit Haradinaj për përkushtimin ndaj dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës,” tha zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përsëritur disa herë deri më tash, se masa 100 për qind ndaj mallrave serbe do të hiqet vetëm atëherë kur Serbia të marrë vendimin për njohjen e shtetit tonë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...