Lajme

BE dënon kaosin në Kuvend: Një Parlament funksional shtylla e procesit drejt anëtarësimit

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 22 Nëntor 2023

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar pas situatës kaotike të krijuar në Kuvend më 20 nëntor.

Përmes një reagimi në “Facebook”, BE rikujton misionin e parlamentit dhe thekson rëndësinë e dialogut mes palëve, opozitës dhe maxhorancës.

“Pas zhvillimeve të fundit në Parlamentin e Shqipërisë, Bashkimi Evropian rikujton se një Parlament funksional që ushtron një rol efektiv mbikëqyrës dhe legjislativ është një shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit në BE. Dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në parlament është shumë i rëndësishëm dhe në interes të qytetarëve shqiptarë.“

-Advertisement-

Të hënën e 20 nëntorit, seanca maratonë e parashikuar për diskutimin e buxhetit 2024 u mbyll për 5 minuta.

Shkak u bë situata e tensionuar e shkaktuar nga opozitarët. Flamur Noka ndezi tymuese dhe flakadanë në sallë. Kjo bëri që salla e Kuvendit të mbushej me tym dhe madje një nga ulëset u përfshi nga flakët.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy