Lajme

BE bën pagesën e parë prej 1.5 miliardë eurosh nga asetet e ngrira ruse në mbështetje të Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 26 July 2024

Bashkimi Evropian njoftoi sot pagesën e parë prej 1.5 miliardë eurosh për mbështetjen ushtarake për Ukrainën e krijuar nga asetet e ngrira ruse. Kështu thuhet në një njoftim për shtyp të postuar në faqen e internetit të Komisionit Evropian, transmeton Ukrinform.

“Sot, BE-ja vë në dispozicion në mbështetje të Ukrainës pagesën e parë prej 1.5 miliardë eurosh të krijuara nga asetet e ngrira ruse…”, thuhet në njoftimin për shtyp.

-Advertisement-

Sipas Komisionit Evropian, ngrirja e aseteve të Bankës Qendrore Ruse është rezultat i sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, të miratuara në vazhdën e luftës së saj të agresionit kundër Ukrainës.

“BE qëndron me Ukrainën. Sot ne transferojmë 1.5 miliardë euro të ardhura nga asetet e ngrira ruse për mbrojtjen dhe rindërtimin e Ukrainës. Nuk ka simbol apo përdorim më të mirë për paratë e Kremlinit sesa të bëjmë Ukrainën dhe gjithë Evropa një vend më te sigurt për të jetuar”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera