BE, Ballkani Perëndimor dhe procesi i zgjatur i anëtarësimit
Autori: Gazeta inFokus
10:09 | 23 Tetor 2024
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, viziton vendet e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi është zgjerimi i BE-së dhe mbështetja financiare për rajonin.
Udhëtimi treditor i presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, deri në fundjavë ka në agjendë takimet me presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi.
Sipas Komisionit të BE-së ky është një udhëtim gjatë të cilit ashtu si edhe vitetet e kaluara në fokus do të ketë kryesisht procesin e zgjerimit të BE-së si dhe të ashtuquajturin plan zhvillimi për Ballkanin Perëndimor.
Vizita zhvillohet përpara publikimit të progres-raporteve për vendet aspirante për në BE gjatë procesit të zgjerimit. Vlerësimi i përparimeve për reformat e vendeve kandidate do të publikohet javën e ardhshme, sipas planit aktual të Komisionit të BE-së.
Vizita e kreut të Komisionit të BE-së ofron gjithashtu mundësinë, për të shprehur pritshmëritë dhe mesazhet në nivelin më të lartë politik, thotë për DW Vessela Tcherneva nga European Council on Foreign Relations. Po ashtu për kreun e komisionit Von der Leyen është një rast edhe për të dëgjuar, sepse në rajon ka skepticizëm, që procesi i antarësimit po ecën si duhet dhe se oferta e BE-së është vërtetë e besueshme.
Bisedime të stërzgjatura dhe asnjë shenjë për përfundimin e tyre
Gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor është premtuar përpara 20 vjetësh anëtarësimi në BE. Sot këto vende kanë avancuar me ritme të ndryshme. Që nga java e kaluar BE-ja dhe Shqipëria kanë nisur bisedimet për pjesën përmbajtjesore të anëtarësimit. Do të negociohet në vazhdimësi për 35 kapituj, që përcaktojnë sektorët e drejtësisë, në të cilat Shqipëria duhet të përshtasë sistemin e sam e legjislacionin e BE-së.
Mali i Zi dhe Serbia i kanë nisur këto bisedime që prej një dekade. Maqedonia e Veriut ende është në pritje të hapjes së negociatave, ndërsa për Bosnje Hercegovinën mungojnë disa hapa, që u paraprijnë bisedimeve përmbajtjesore. Kosova deri tani konsiderohet vetëm si “kandidate e mundshme për anëtarësim” – edhe për shkak të konfliktit me Serbinë. Kosova që shpalli pavarësinë nga Serbia më 2008 ende nuk është njohur nga pesë vende të BE-së: Spanja, Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia. Për aq kohë sa nuk janë normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, anëtarësimi në BE është i pamundur, sepse me procesin e anëtarësimit duhet të merren rregullisht vendime njëzëri nga të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së.
Plan zhvillimi për Ballkanin Perëndimor
Sidoqoftë BE-ja e mbështet rajonin. I ashtuquajturi plan zhvillimi është një paketë prej gjashtë miliardë eurosh për periudhën 2024 deri më 2027, që përbëhet nga katër miliardë euro kredi dhe dy miliardë euro grante. Qëllimi është, që vendet e Ballkanit Perëndimor të afrohen përpara anëtarësimit në BE në tregun e brendshëm evropian. Komisioni i BE-së premton, që ekonomia e vendeve pritëse fuqizohet dhe ekonomitë e tyre në dekadën e ardhshme mundësisht të dyfishohen. Për të marrë paratë, vendet duhet të paraqesin agjendat e tyre të reformave, që venë në jetë rekomandimet e Komisionit të BE-së.
Milena Mihajloviq, bashkëthemeluese e Thinktank-ut European Policy Centre (CEP) në Beograd, vlerëson në bisedë për DW paktin e zhvillimit si një shembull i parë konkret për nismën e integrimit gradual të përpiluar më 2022. Të tjera shembuj, sipas mendimit të saj, do të pasojnë, si p.sh. në sektorin e bashkëpunimit institucional. Nga presidentja e Komisionit Mihajloviq pret, që ajo të insistojë në zgjidhjen e konflikteve rajonale siç është dialogu Beograd-Prishtinë i ndërmjetësua nga BE-ja. Përparime në këtë drejtim janë një kusht bazë për lëvrimin e parave të BE-së.
Prioritete të reja gjeostrategjike
Pikërisht pas fillimit të luftës sulmuese ruse në Ukrainë në Bruksel konsiderohet e rëndësishme në aspektin gjeostrategjik, që venet e Ballkanit Perëndimor të pranohen në BE. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha në shtator gjatë një fjalimi në Bled të Sllovenisë: “Në kohën e rivaliteteve gjeostrategjike një Bashkim Evropian më i madh na jep neve një zë më të fuqishëm në botë.”
Megjithatë: Kjo nuk u jep këtyre vendeve “biletën falas të udhëtimit”, thekson ekspertja Tcherneva, edhe sikur shumë udhëheqës në rajon tani mund të kujtojnë, se për shkak të gjendjes gjeopolitike nuk u duhet më të përpiqen shumë. Këtë pritet ta bëjë të qartë gjatë vizitave në rajon Von der Leyen.
Shtetet e Ballkanit Perëndimor tani duhet të tregojnë, që mund të bëjnë përparime, thekson analistja Mihajlovic. Dhe ato duhet të përgjigjen ndaj sinjaleve pozitive nga BE: BE-ja nga ana e vet duhet të përpiqet, që të shmangë skepticizmin e këtyre vendeve, se pavarësisht garancive dhe programeve, ajo nuk e ka vërtetë seriozisht me perspektivën e anëtarësimit.DW

T� tjera
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...


































