BE, 1 miliard euro Ballkanit për energjinë, Von der Leyen nis turin në rajon

Autori: Gazeta inFokus
14:09 | 24 October 2022
Bashkimi Europian ka hartuar një plan masash mbështetëse për Ballkanin Perëndimor me qëllimin që rajoni t’i bëjë ballë krizës energjetike.
Planin e shoqëruar nga një fond prej 1 miliard eurosh, kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen ka ndërmend t’ua paraqesë vetë vendeve të Ballkanit Perëndimor, e për këtë arsye nis këtë javë një tur disa ditor, ndalesa e parë e të cilit do të jetë Shkupi.
Shefja e KE-së pritet të vizitojë kryeqytetin maqedonas të mërkurën; të enjten do të jetë në Prishtinë, ndërsa po atë ditë kryekomisionerja duhet të vizitojë dhe Tiranën.
Turi vijon të premten në Bosnjë e Mal të Zi, dhe mbyllet ditën e shtunë me Serbinë. Energjia dhe ndryshimet klimatike, së bashku me paqen e sigurinë, situatën ekonomike dhe emigracionin ishin tema qendrore të takimit të parë të Bashkësisë Politike Europiane, të mbajtur në 6 tetor në Pragë. Në samitin e fundit në Bruksel, sakaq vendet e BE-së ranë dakord për të “hartuar masat për kufizimin e rritjes së çmimeve të energjisë për familjet dhe kompanitë”. Sesi do të duket megjithatë konkretisht zbatimi i kësaj marrëveshjeje nuk është ende e qartë në shumë aspekte.
Sipas kancelarit gjerman Olaf Scholz, shtetet anëtare u pajtuan me blerjet e përbashkëta të gazit, të cilat Komisioni i BE-së propozon t’i bëjë në një masë të vogël të detyrueshme. Të martën, në një takim në Luksemburg, ministrat e energjisë së bllokut pritet të shqyrtojnë mënyrat sesi mund të parandalohen luhatjet e çmimeve të shkaktuara nga spekulimet në tregun e gazit.
Von der Leyn sqaroi se do të prezantohet një mekanizëm korrigjues i tregut për të kufizuar rritjen e tepërt të çmimit të gazit, e tani, do të duhet te përpunohen mekanizmat për zbatimin.

Të tjera
-
Zvicra mbështet Kosovën për anëtarësim në BE, Keller-Sutter: Bota po përjeton një ristrukturim të thellë
Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, tha se vendi i saj e mbështet asp...
-
Drejtori i Policisë takohet me Prattipatin: Diskutuan për rëndësinë e ruajtjes së besimit të të gjithë qytetarëve
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, e ka pritur në takim me të Nga...
-
Djali i Jakup Krasniqi reagon pasi Specialja refuzoi kërkesat për lirim të përkohshëm: Kjo dëshmon se do t’i dënojnë krerët e UÇK-së
Trupi Gjykues në rastin “Thaçi dhe të tjerët” ua ka refuzuar kërkesat për lir...
-
Bislimi: Vonesat për fondet e BE-së nuk janë përgjegjësi e Kosovës, marrëveshja do të ratifikohet
Zëvendës kryeministri në detyrë, Besnik Bislimi ka folur për fondet që Kosova...
-
Qelaj shprehet i gatshëm të ndërmjetësojë në zgjidhjen e problemit me mbeturina
Zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë takuar me avokatin e Popullit, Naim Qel...
-
KQZ ua ndal gati gjysmë milion euro partive që u gjobitën gjatë fushatës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka mbajtur mbledhjen ku ka vendosur që të ...
-
Ramiz Lladrovci krah Osmanit në Zvicër, në banketin shtetëror që do të organizohet atje merr pjesë edhe Xherdan Shaqiri
Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në Zvicër, që është vizita e parë e një ...
-
FMN-ja vlerëson se rritja ekonomike në Kosovë pritet të mbetet 4 për qind
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka përfunduar shqyrtimin e katë...
-
Osmani pritet me ceremoni zyrtare nga Keller-Sutte, numër i madh i kosovarëve dalin në Bern
Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Karin Keller-Sutte, e ka pritur me ce...
-
Bashkatdhetarët në Bernë me pritje madhështore për Osmanin
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po e zhvillon një vizitë shtetërore në Zv...
-
Vaksinimi kundër gonorresë nis për herë të parë në botë në Angli
Anglia do të jetë vendi i parë në botë që do të nisë vaksinimin e njerëzve ku...
-
Masa*kra në Stagovë të Kaçanikut, Osmani: Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën në Stagovë të Kaçan...