BDI: Dënojmë skandalin diplomatik ndaj Osmanit, të përfshirët të japin përgjegjësi politike e ligjore
Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 02 August 2024
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka dënuar incidentin ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Aeroportin e Shkupit, duke e quajtur “incident skandaloz diplomatik”.
“Kjo pasqyrë e shtetit ndaj çdo qytetari, e në veçanti ndaj përfaqësuesve më të lartë të shtetit, e në këtë rast motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova, është e papranueshme dhe duhet dënuar në formën më të ashpër”, thuhet në reagimin e BDI-së.
BDI-ja skandaloze e ka quajtur edhe përfshirjen në rast të anëtarit të sigurimit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
“Involvimi i shefit të sigurimit të kryetarit jolegjitim të Kuvendit Afrim Gashi në incident, duke e thelluar atë, pa pasur asnjë kompetencë, pa qenë të thirrur dhe pa të drejtë, është gjithashtu skandaloz dhe flet zëshëm për gjendjen e mjerueshme dhe vazale në të cilën është përfaqësimi jolegjitim shqiptar në qeverinë monoetnike”, thuhet në reagim.
Për këtë ata e kanë akuzuar koalicionin VLEN.
“Humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare pranuan rolin e të nënshtruarit dhe servilit, vetëm për të qenë në pushtet për veten e tyre, duke lënë në mëshirën e VMRO DPMNE-së, fatin e shqiptarëve në vend dhe në rajon. Mungesa e legjitimitetit, por edhe e dijës dhe guximit, të bën të turpërohesh para qytetarëve dhe para motrave e vëllezërve në Kosovë e Shqipëri, por edhe në Uashington e Bruksel”, thuhet në reagim.
Ata kanë thënë se të përfshirët duhet të japin përgjegjësi.
“Mohimi i incidentit nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, involvimi i paligjshëm dhe anarkik i sigurimit personal të Gashit që nxiti incident edhe më të madh, nuk guxojnë të kalojnë pa përgjegjësi politike bashkë me përgjegjësinë ligjore të të gjithë të involvuarve në këtë skandal diplomatik”, thuhet në reagim.
Incidenti është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga këshilltarja e Presidentes, Egnesa Vitia. Sipas saj, kur Osmani s’ka pranuar ta dorëzojë telefonin, ka pasur tentim të shtyrjes fizike ndaj saj nga ana e sigurimit dhe se është dashur ndërhyrja e Policisë së Kosovës për ta hapur rrugën.
“Ne kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar ta marrë telefonin personal të Presidentes. Presidentja nuk ka lejuar një gjë të tillë, sepse do të ishte shkelje e rëndë. Përkundër shpjegimit të rregullave qe ekipi i Presidentes ia ka bërë të ditur zyrtarit të aeroportit, ai ka tentuar fizikisht ta shtyjë Presidenten me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën”, ka deklaruar Vitia për Gazetën Online Reporteri.net.
Të tjera
-
Regjistrohen mbi 51 mijë votues nga jashtë Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit
51 mijë e 440 votues nga jashtë Kosovës janë regjistruar për të marrë pjesë n...
-
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Grand Excellenc...
-
Shtohen kolonat në pikëkalimet kufitare, pritjet më të gjata në Jarinjë – deri në një orë e gjysmë
Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rri...
-
Edi Rama jep detaje të reja të mbylljes së TikTokut në Shqipëri
ryeministri Edi Rama është shprehur se rrjeti social TikTok do të mbyllet për...
-
Hapet konkurs i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe farmacistët
Janë hapur 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe fa...
-
Shqipëria mbyll TikTokun
Qeveria shqiptare ka vendosur ta bllokojë platformën TikTok në Shqipëri, ka t...
-
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka deklaruar se rritja e pen...
-
Radio Evropa e Lirë për Kurti 2: Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra
Me premtimin se do ta luftojë korrupsionin dhe do të udhëheqë me duar të past...
-
Kurti ngushëllon për viktimat e sulmit në Gjermani: Populli i Kosovës solidarizohet me ju
Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me...
-
Vajton Vuçiq: Nuk e kuptoj dhe askush s’ma ka shpjeguar pse trupat ruse u larguan nga Kosova?
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë në televizionin ser...
-
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti s’e la asnjë shenjë pozitive për katër vite, dobët, shumë dobët
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Ku...
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...