Lajme

BDI demanton, Xhaferi s’është penguar nga deputetët e Gruevskit

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 02 May 2017

Raportimet e disa mediumeve shqiptare në Maqedoni se një numër i deputetëve të partisë së Nikolla Gruevksit (VMRO-DPMNE) kanë penguar hyrjen e Talat Xhaferit në zyren e kryetarit të Kuvendit, po del të jenë të pavërteta.

Kështu të paktën ka deklaruar për “Indeksonline”, deputeti i BDI-së, Artan Grubi. Ai ka sqaruar se Xhaferi prej orëve të hershme të mëngjesit ka nisur takimet me përfaqësuesit e subjekteve politike brenda Kuvendit të Maqedonisë.

“Po, në ora 8:30 ka pas takime me deputetë dhe ka nënshkruar dhe ka kaluar gjitha procedurat për rikthim të punës së Kuvendit”, ka thënë Grubi.

-Advertisement-

Ndërsa lidhur me mbajtjen e seancës së radhës, deputeti i partisë së Ali Ahmetit thotë se ajo do të mbahet kur të krijohen kushtet.

Ndryshe, ish-ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Talat Xhaferi i BDI-së është zgjedhur kryetar i Parlamentit të Maqedonisë. Ai ishte votuar nga shumica parlamentare që përbëhet nga LSDM-ja, BDI-ja dhe partitë e tjera politike shqiptare. Mirëpo, votimi ka ndodhur përkundër protestës së vazhdueshme të deputetëve të VMRO-DPMNE-së që kanë provuar ta bllokojnë votimin. /Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera