Lajme

Bitia e Shtërpcës qe 4 ditë pa ujë të pijshëm

Autori: Gazeta inFokus 22:22 | 03 December 2019

Bitia e Shtërpcës, me rreth 150 shtëpijë ka mbetur pa ujë të pijëshëm që nga mbrëmja e së shtunës.

Banorët e Bitisë, për të siguruar ujë shkojnë deri në Prevallë të Prizrenit, shkruan gazeta inFokus.

E një gjë të tillë e bënë edhe Muhamet Tahiri, banor i këtij fshati, siç raporton KTV.

-Advertisement-

Arsye e ndalimit të ujit të pijëshëm sipas banorëve janw punimet që po bëhen për ndërtimin e hidrocentralit në Malet e Sharrit, ku për këtë ata kanë protestuar këtë të martë para komunës dhe në vendin ku po ndërtohet hidrocentrali.

Madje ndër të tjera banorët, edhe kanë paralajmëruar padi ndaj kompanisë që sipas tyre, e ka dëmtuar gypat e ujësjellësit.

Ndërsa Policia e Kosovës sërish këtë të martë, ia ka ndërprerë punën kompanisë e cila është duke ndërtuar hidrocentralin, duke qenë të gaqëm për ndërhyrje edhe njësia speciale.

Komandanti i Policisë në Shtërpcë Dragan Ivanoviq, ishte për të parë situatën nga afër, i cili pothuajse gjatë gjithë kohës, ka qëndruar në veturë./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera