Sport

Betim Haxhimusa: Nëse UEFA e anulon kampionatin duhet respektuar

Autori: Erion Maliqaj 20:46 | 07 April 2020

Sulmuesi i Dritës së Gjilanit, Betim Haxhimusa thotë se do ta respektojnë çdo vendim të UEFA-s, shkruan Gazeta inFokus.

Haxhimusa në një prononcim për Gazetën inFokus ka folur për situatën e krijuar se fundmi në futbollin kosovar.

Ai ka treguar për periudhën e vështirë nëpër të cilën po kalojmë, gjithashtu shton se po i mungon shumë futbolli.

-Advertisement-

“Është një periudhë mjaftë e vështirë si për ne sportistët ashtu edhe për të gjithë njerëzit që janë në karantinë. Unë stërvitem çdo ditë në shtëpi dhe në oborr të shtëpisë, është e vështirë të stërvitem vetëm, por po ja dal. Futbolli po me mungon shumë dhe besoj se të gjithë adhuruesve të futbollit është duke i munguar sporti me i popullarizuar në botë”, tha Haxhimusa.

Haxhimusa: Kalimin te Drita nuk e shoh si tradhti - Telegrafi

27-vjecari ka thënë se nëse UEFA e anulon kampionatin ai do ta respektoj, por shton se do të jetë mjaftë e rendë një gjë e tillë.

“Nëse UEFA e anulon kampionatin ne do ta respektojmë edhe pse është një gjë shumë e rendë. Nëse përfundon me renditjen aktuale ne jem në vendin e dytë, por synimi ynë ka qenë vendi i parë, të behëmi kampion pasi kemi një super ekip. Ndërsa nëse shpallet i pavlefshëm shpresojmë qe t’i ja fillojmë siç është me së miri, e ta harrojmë këtë gjendje e të mos përsëritet me”, deklaroj sulmuesi i Dritës.

Për fund Haxhimusa dha një mesazh për të gjithë.

“Ju uroj të gjithëve shëndet. E të largohet virusi Covid-19, e të i kthemi normaliteti, që me padurim jemi duke pritur”, përfundoj Betim Haxhimusa.

Betim Haxhimusa aktualisht është pjesë e Dritës, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Ferizajn, Prishtinën dhe Gjilanin./Gazeta inFokus/

Fotografia e Betim Haxhimusa

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera