Lajme

BBC: Richard Grenell konsiderohet për pozitën e sekretarit të Shtetit ose këshilltarit për siguri kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 07 November 2024

Derisa tashmë është konfirmuar fitorja e kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sytë janë nga ai për të parë se kush do të jenë personat pjesë e administratës së tij.

Të enjten, mbi këtë çështje ka raportuar edhe “BBC”, ku përmend Richard Grenell, emër i njohur ky për kosovarët.

Sipas këtij mediumi, Grenell i cili ka shërbyer si ambasador i ShBA-së në Gjermani dhe ka ushtruar detyrën e drejtorit të intelegjencës kombëtare, po konsiderohet për dy pozita.

-Advertisement-

“Ai konsiderohet pretendent për sekretar të Shtetit ose këshilltar për siguri kombëtare.”– thuhet tutje në këtë artikull.

Ndërkohë, emra tjerë që janë përfolur është edhe Susie Wiles, si shefe e stafit.

Po ashtu, Robert F Kennedy Jr e Mike Pompeo janë përfolur për pozita.

Në artikull përmendet edhe Elon Musk, njeriu më i pasur në boë, për të cilin Trump ka lënë të kuptohet se mund t’i japë një rol jo në kabinetin e administratës së tij, për të ndihmuar në eliminimin e mbeturinave qeveritare në atë që miliarderi i referohej si “Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera