Lajme

BBC raporton si ka ardhur deri te aksidenti ku humbën jetën 46 persona

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 23 November 2021

Një aksident tragjik i një autobusi shqiptar ndodhi të martën në Sofia të Bullgarisë ku mbetën të vdekur 46 persona.

Sipas BBC aksidenti ka ndodhur në orën 2:00 të natës, derisa sipas raportimeve lokale aksidenti ka mundësi të ketë ndodhur si pasojë e goditjes së bordurave apo parmakëve.

Kryeministri i Maqedonisë, Zaev ka dhënë detaje për numrin e viktimave dhe të lënduarve.

-Advertisement-

Ai ka thënë se 12 viktima janë të moshës nën 18 vjeç, derisa viktimat e tjera janë 25- 35 vjeç, transmeton Gazeta Infokus.

“Ka ndodhur tragjedi e madhe në Strumca para Bllagoevgradt. Autobusi i Maqedonisë është kthyer nga Stambolli, Turqia – nga ekskursioni. Tragjedia është në kthesën drejt një vendi të vogël ku prej prej 53 udhëtarëve në autobus, 46 kanë vdekur në vendngjarje, kurse 7 janë në spitalin në Sogje. Unë, ministri i Shëndetësisë, dhe ministri i Punëve të Jashtme tashmë jemi para Sogjes, t’i vizitojmë të sëmurët dhe të kuptojmë më shumë për fatkeqësinë. Më vjen keq se më shumë, 12 fëmijë janë nën 18 vjeç. Tragjedi e tmerrshme, tragjedi e madhe, ngushëllime deri te familjet. Nuk e dimë se kush janë qytetarët, na konfirmuan se janë qytetarë tanë, na konfirmuar se janë në gjendje të mirë 7 persona që janë në spital dhe për këtë shkojmë atje që të informohemi për më shumë detaje”, tha Zaev.

Ndërsa 7 persona pas shpërthimit që ndodhi në autobus arritën të ikin nga dritaret dh epo trajtohen në spitalin e Sofjes.

Gjendja e tyre sipas kryeministrit Bullgar është stabile./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera