BBC: Për serbët në veri të Kosovës, zgjedhje edhe pas zgjedhjeve
Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 21 May 2019
Zgjedhje edhe pas zgjedhjeve.
Kështu do të mund të sqarohej përmes një fjalie se çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve në veri të Kosovës.
Edhe pse Lista Serbe fitoi bindshëm në katër komuna – Mitrovicën Veriore, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan – nga kjo parti jozyrtarisht thonë për BBC-në në gjuhën serbe se për ta zgjedhjet kryesore do të mbahen në Beograd të premten, më 24 maj, transmeton Koha.net.
“Pas zgjedhjeve bëjmë zgjedhje të tjera, dhe ky është takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me drejtorin e Zyrës për KeM, Marko Gjuriq”.
“Ky takim është i planifikuar paraprakisht dhe pas tij do t’i dimë të gjitha, a të japim dorëheqje dhe cilat janë planet tona të ardhshme”.
Pas votimit të qytetarëve të veriut të Kosovës, tani ‘votën’ do të japë edhe Beogradi, ndërsa këto janë tri prej gjërave më të rëndësishme që duhet t’i dini.
Menjëherë pas shpalljes së fitores nga kandidatët e Listës Serbe në Mitrovicën Veriore, në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, i kanë telefonuar Aleksandar Vuçiqit.
Presidenti i Listës Serbe, Goran Rakiq, në një bisedë telefonike me Vuçiqin i ka thënë atij se nuk po festojnë fitoren, sepse këtë rezultat e prisnin.
“Po festojmë unitetin e popullit serb dhe lidhjen tponë më të fuqishme me shtetin tonë amë, Serbinë”, është shprehur Rakiq, dhe pastaj ka hapur spikerfonin që ta dëgjojnë të tubuarit Vuçiqin, i cili i ka falënderuar të gjithë njerëzit të cilët, siç ka thënë, kanë dalë në zgjedhje në veri të Kosovës – “në vendin tonë, në Serbinë tonë”.
“Me këtë nuk i kemi zgjidhur të gjitha problemet, por kemi dëshmuar se bashkarisht, me unitet do të luftojmë për të zgjidhur problemet e tilla dhe do të luftojmë për interesat e popullit serb”, ka thënë Vuçiq dhe ka shtuar se rezultati i zgjedhjeve është dëshmia më e mirë e politikës së unitetit, luftës për interesat vitale kombëtare dhe për interesat më të rëndësishme shtetërore.
Ai ka paralajmëruar takimin me përfaqësuesit e serbëve në Beograd para seancës së Kuvendit për Kosovën dhe Metohinë, në mënyrë që të bisedojnë se çfarë duhet të bëjnë në të ardhmen, transmeton Koha.net raportimin e BBC-së në gjuhën serbe.
Të tjera
-
Edi Rama jep detaje të reja të mbylljes së TikTokut në Shqipëri
ryeministri Edi Rama është shprehur se rrjeti social TikTok do të mbyllet për...
-
Hapet konkurs i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe farmacistët
Janë hapur 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe fa...
-
Shqipëria mbyll TikTokun
Qeveria shqiptare ka vendosur ta bllokojë platformën TikTok në Shqipëri, ka t...
-
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka deklaruar se rritja e pen...
-
Radio Evropa e Lirë për Kurti 2: Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra
Me premtimin se do ta luftojë korrupsionin dhe do të udhëheqë me duar të past...
-
Kurti ngushëllon për viktimat e sulmit në Gjermani: Populli i Kosovës solidarizohet me ju
Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me...
-
Vajton Vuçiq: Nuk e kuptoj dhe askush s’ma ka shpjeguar pse trupat ruse u larguan nga Kosova?
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë në televizionin ser...
-
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti s’e la asnjë shenjë pozitive për katër vite, dobët, shumë dobët
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Ku...
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...
-
Psikiatër, ateist, urrente islamin dhe mendonte ta shpëtonte Gjermaninë – Ky është profili i sulmuesit në Gjermani
Sipas informacioneve të para, Taleb A., i dyshuari i arrestuar për sulmin në ...
-
Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhj...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, pesë shtetasit e Serbisë shoqërohen në Polici
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore kanë ndaluar një veturë...