Sport

Batatina: Do ti shohim gabimet pse Llapi nuk ka qenë në Evropë për tri vite

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 13 July 2020

Skuadra e Llapit e ka mposhtur Flamurtarin me rezultat minimal 1-0, në duelin e vlefshëm për javën e 30-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e vetëm për llapjanët në këtë takim e realizoi Kastriot Selmanaj në minutën e 59’.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili ka thënë se Llapi çdo herë ka qenë i qetë duke mos i dëgjuar analistët.

-Advertisement-

Llapi ka qenë çdo herë i qetë duke mos i dëgjuar analistët për këtë gjë”, tha fillimisht Batatina për SSK.

Tutje tekniku llapjan tregoi se do ti shohim gabimet se pse Llapit nuk luan në Evropë që tri vite.

Skuadrën time e kanë penalizuar shumë gjera, por të ardhmen do të shohim ku ka qenë gabimet që kjo skuadër nuk ka qenë në Evropë për tri vite”.

Për fund Batatina deklaroi se ndaj Flamurtarin e kanë dominuar lojën.

Sot ndaj Flamurtarit e kemi dominuar lojën, ku nuk dua të ceki disa vendime të gjyqtarëve, por më gëzojnë golat e futbollistëve që unë po iu besojë minuta”, përfundoj Batatina.

Pas kësaj fitoreje Llapit kalon në pozitën e 6-të me 42 pikë, duke bërë një hap të madh drejtë sigurimit mbijetesës në Superligë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera