Lajme

Bazaj i PDK-së së Drenasit tregon se a do të jetë deputet

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 16 June 2017

Naim Bazaj, kandidat për deputet nga PDK dhe kryesues i Kuvendit Komunal të Drenasit beson se ka fituar mbi 10 mijë vota që sigurojnë pozitën e deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Bazaj për Indeksonline tha se vetëm nga Drenasi pa gjashtë vendvotime, ka 4 mijë e 270 vota, që sipas tij është me i votuari në nivel të Drenasit prej të gjithë garuesve tjerë.

“Qytetarët e Drenasit me kanë votuar shumë. Tani kam 4 mijë e 270 vota pa gjashtë vendvotime. Kjo do të thotë që jam me i votuari në nivel të Drenasit prej të gjithë atyre që kanë qenë deputet ma herët. E dyta, 974 fletëvotime kanë qenë të votuar me numër 107 të miat pa parti politike, pa qenë pjesë e asnjë subjekti politik. Kështu që, edhe 5 mijë e diçka jashtë Drenasit, do të thotë mbi 10 mijë vota i kam kaluar deri me tani”, ka thënë Bazaj për Indeksonline.

-Advertisement-

Bazaj i ka falënderuar qytetarët e Drenasit dhe të tjerët që e kanë mbështetur kandidaturën e tij dhe ia kanë besuar votën. Ai ka shtuar se edhe pse s’ka qenë shumë i njohur e as biznesmen sikur “disa” tjerë, ka arritur të fitojë mjaftë vota.

“Falënderoj qytetarët, rrethin tim, gjithë Drenasin dhe gjithë qytetarët e tjerë që me kanë votuar. Nuk kam qenë sikur tjerët që kanë qenë biznesmenë dhe të njohur në krejt Kosovën. Realisht, shumë pak më kanë njohur dhe për herë të parë, kjo është e mirë që me kanë përkrahur kaq shumë, pa asnjë cent. Deputetët tjerë kanë jep për me marr vota, asnjë cent askujt unë nuk i kam dhënë. Falënderoj të gjithë për mbështetjen e treguar ndaj meje” është shprehur Bazaj./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera