Sport

Bayerni shkatërron Tottenhamin e Mourinhos, Reali, Juventusi dhe PSG nuk lejojnë befasi

Autori: Gazeta inFokus 22:54 | 11 December 2019

Bayern Muncheni e ka shkatërruar Tottenhamin e Mourinhos në duelin e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Bavarezët kanë triumfuar me rezultat 3-1, në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Allianz Arena’ në Munchen.

Golat për vendasit i realizuan Coman, Muller dhe Coutinho, ndërsa për mysafirët golin e nderit e shënoi Ryan Sessegnon.

-Advertisement-

Bayerni e ka mbyllur fazën e grupeve në pozitën e parë me 18 pikë dhe ka kaluar në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, kurse Tottenhami ka përfunduar si i dyti në Grupin B me 10 pikë, duke arritur kështu kalimin në fazën tjetër.

Gjatë mbrëmjes se sontme fitore kanë shënuar edhe Reali si mysafir i Club Brugges me rezultat 3-1, Juventusi si mysafir i Bayern Leverkusenit me rezultat 2-0, dhe PSG që ka mposhtur bindeshim Galatasarayn 5-0.

Kalimin në 1/8 e finales se Ligës së Kampionëve sonte e kanë siguruar këto skuadra: PSG, Real Madridi, Bayern Muncheni, Tottenham Hotspuri, Manchester City, Atalanta, Juventusi dhe Real Madridi.

Më poshtë keni komplet rezultate e arritura sonte në Ligën e Kampionëve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera