Sport

“Bayerni nuk duhet ta largojë Ancelottin”

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 26 September 2017

Ottmar Hitzfeld, ish-strategu gjerman, mendon se Bayern Munich nuk duhet ta largojë Carlo Ancelottin.

Bayern Munich nuk e ka nisur si duhet sezonin e ri në Bundesligë. Kampioni i Gjermanisë, pas gjashtë xhirove në Bundesligë, ndodhen në vendin e tretë me 13 pikë të tubuara.

Strategu italian ka marrë kritika nga analistët në Gjermani për paraqitjet e deritanishme. Por, Ottmar Hitzfeld, ish-strategu gjerman, mendon se Bayern nuk duhet ta largojë Carlo Ancelottin.

“Ancelotti ka qëndruar i qetë, kjo tregon përvojën që e ka. Ai e di se ne nuk mund të jemi në formë të lartë në ndeshjen e parë, të dytë dhe të tretë, që nuk do të ishte mirë, sepse kur ata vijnë në ndeshjet e rëndësishme në Ligën e Kampionëve pas tetë javësh ose vitin e ardhshëm, atëherë nuk është ideale të jesh në formë të mirë herët”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

“Ancelotti ka gjasa të jetë përsëri kampion gjerman këtë vit. Dhe në Ligën e Kampionëve shpresa është e madhe, natyrisht, për të arritur më shumë se çerekfinalet. Dhe unë do të thosha, që të jem në gjysmëfinale me Bayernin, në mesin e katër ekipeve më të mira në Ligën e Kampionëve ose në Evropë, atëherë detyra është përmbushur”, ka theksuar ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera