Sport

Bayerni mohon se ka bërë ofertë për Sanen

Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 01 August 2019

Mediat e gjermanisë kanë thënë se Bayern Munich ka bërë ofertën e parë për sulmuesin anësor të Manchester City, Leroy Sane

Sipas Bild, një media që është shumë e afërt me transferet në Bayern, klubi bavarez me në fund ka bërë ofertën e parë zyrtare për sulmuesin e Manchester City, Leroy Sane.

Sane është përfolur gjatë tërë verës si target i Bayern por gjërat u duken se nuk do të shkojnë mirë pasi që klubi anglez nuk dëshironte ta shiste atë.

-Advertisement-

Tani, sipas mediave gjermane ka një optimizëm për klubin gjerman dhe ata janë gati për ta marrë yllin e City.

Megjithatë, klubi bavarez me anë të një komunikate për shtyp i ka mohuar këto thashetheme.

“Në lidhje me raportet e mediave për transferin e Leroy Sane në Bayern, dëshirojmë të ju njoftojmë se nuk ka asgjë të vërtetë”, ka shkruar Bayern në faqen e tyre zyrtare në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera