Rozë

Bayerni arrin akordin me Sane, City-t i ofron 70 mln paund!

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 06 May 2020

Bayern Munich dhe Leroy Sane shumë shpejt duket se do të jenë në të njëjtën anije.

Klubi bavarez prej kohësh është në gjurmët e talentit të përfaqësueses gjermane dhe ishte shumë pranë nëshkrimit në verën e 2019-ës, por për fat të keq 24-vjeçari pësoi një dëmtim të rëndë duke bërë që gjithçka të anulohej, ose ndoshta thjesht të shtyhej për merkaton e kësaj vere.

Sipas mediave në Britani, kampionët e Gjermanisë po vijojnë sulmin për të mbrritur tek Sane dhe kanë vendosur në tryezë 70 milionë paund për shërbimet e ish lojtarit të Schalkes. Kjo shifër është fiks gjysma e asaj çfarë Manchester City pretendonte përpara se Sane më 27 gusht të dëmtionte rëndë ligamenetet e gjurit duke qëndruar për 206 ditë pa zbritur në fushë.

-Advertisement-

Qytetarët në 2016-ën shpenzuan 50 milionë euro për futbolositin me baba senegalez dhe nënë gjermane, kontrata e anësorit përfundon në vitin 2021 dhe nëse nuk ka rinovim atëherë City do të jetë i detyruar të pranojë 70 milionë paundët e Bayernit për të mos e humbur lojtarin me parametra 0. Ndërkohë duke iu referuar të përditshmes gjermane Bild në pritje të nëj akordi mes klubeve , bavarezët kanë mbyllur marrëveshjen me futbollistin. Kontrata do të jetë 5-vjeçare

Leroy Sane u rikthye në stërvitje më 27 shkurt, ndërsa ende nuk ka zbritur në fushë në një ndeshje zyrtare për Manchester City-n në këtë sezon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera