Sport

Bayern me ritmin e një “breshke”, me 13 pikë në 6 ndeshje

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 23 September 2017

Bayern Munchen po përjeton një start të keq sezonal në Bundesliga-n gjermane ku vazhdon të konfirmohet si favoriti kryesor për titullin kampion. Kritikat ndaj lojës së trajnerit Ancelotti, polemikat e bomberit kryesor Robert Lewandowski dhe rezultatet në fushë janë ato që kanë krijuar një klimë të keqe në ekipin më të titulluar të Gjermanisë.

Në ligat kryesore kontinentale, sot pretendentët ecin me dyfishin e ritmit të bavarezëve dhe statistikat dënojnë edhe më shumë ekipin e Ancelotti-t. 13 pikë në 6 javët e para janë vërtet një shpejtësi breshke. Bayern Munchen nuk njihte këtë ecuri kaq të keqe prej 7 vjetësh dhe si për koincidencë në sezonin 2010-11 asokohe kampion u shpall Borussia Dortmund.

Në kryeqendrën e Bavarisë ku futbollin e konsiderojnë një fe kanë nisur të shqetësohen edhe për kritikat e mbrojtësit Humels dhe Tomas Myler pas barazimit ndaj Wolfsburgut. Shthurja taktike mund të rezultonte fatale nëse penalltia e dhënë për Bayern nuk do ishte kaq bujare.

-Advertisement-

Trajneri Ancelotti ka nënvizuar se me rëndësi është që skuadra të jetë në formë në pranverë, por nëse hendeku nis të thellohet, as sprinti final nuk do t’ia japë Maistershalen Bajernit, në Bundesligën gjermane. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera