Sport

Bayern Muncheni humbet dy lojtarë të rëndësishëm për duelin kthyes ndaj PSG-së

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 08 April 2021

Klubi i Bayern Munchenit përveç disfatës nga PSG-së ka humbur edhe dy lojtarë shumë të rëndësishëm për duelin kthyes ndaj parisienëve, shkruan Gazeta inFokus.

Bëhet fjalë për Niklas Sule dhe Leon Goretzka, që të dy të lënduar.

Edhe Sule edhe Goretzka pritet të mungojnë për rreth 2-3 javë, pra nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen kthyese ndaj francezëve.

Takimi i dytë mes PSG-së dhe Bayern Munchenit zhvillohet pas dy jave në Paris./Gazeta inFokus/

Të tjera