Sport

Bayern Muncheni fiton Superkupën e Evropës

Autori: Gazeta inFokus 23:36 | 24 September 2020

Bayern Muncheni ka arritur të mposhtë Sevillën në finalen e Superkupës së Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

‘Bavarezët’ treguan edhe një herë që jo më kot këtë vit kanë fituar çdo trofe të mundshëm në çdo kompeticion.

Gjigandi gjerman triumfoj ndaj Sevillës me rezultat 2-1 në minutat shtesë, pasi 90-të minutëshi i ndeshjes përfundoi baras 1-1.

-Advertisement-

Golat për Bayernin i shënuan Goretzka (34’) dhe Martinez (104’), ndërsa golin e vetëm për skuadrën spanjolle e realizoi Ocampos (13’).

Kjo është hera e dytë që Bayern Muncheni e fiton Superkupën e Evropës, kurse ky është titulli i katërt në këtë vit për gjermanët, pasi ata fituan Bundesligën, Superkupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera